Ylli i Arsenalit, spanjolli Cesk Fabregas i ka në tavolinë tri oferta.
Mediat në ishull raportojnë se Barcelona, Real Madrid dhe Inter, janë duke bërë “luftë” të ashpër për mesfushorin e “topçinjëve”.
Ndërkohë, trajneri i Arsenalit, Arsen Venger kërkon hiq më pak se 50 milionë euro për Fabregasin.
Raportohet se të premten drejtuesit e Arsenalit dhe Barcelonës, do të bisedojnë për transferimin e mundshëm të spanjollit në skuadrën katalonase.
Ndërkaq Real Madrid dhe Inter, kanë ofruar pak më shumë se 30 milionë euro për spanjollin, i cili më skuadrën nga “Emirates”, ka kontratë deri në vitin 2015.