L’image contient peut-être : 3 personnes, personnes souriantes, personnes debout, barbe et plein airForumi Rinor i Rahovica nje jave para nderrimit te motmeotev arriti të gëzojë edhe një familje në fshtin e tyre, në këtë ditë u bë me kulm mbi kokë një familje e cila deri në këtë ditë ka jetuar jo te mira! Ata taahme kane marrur celësat dhe kane hyre ne shtëpi te re njfton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Forumi Rinor Rahovica iniciativën për grumbullimin e të hollave e ka nisur nga muaji Prill i këtij viti dhe nuk i është dashur shumë kohë për të grumbulluar mjetet e nevojshme, pasi që pas tre muajsh pikërisht në muajin Korrik kanë filluar edhe punimet e para për shtëpinë e familjes Latifi

 

Në ditët e fundit të këtij viti ata u bënë me çelësa në dorë

Forumi Rinor Rahovica çelësin e kësaj shtëpie i’a dorëzoi kryefamiljarit të kësaj familje z.Jonuzit ku së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e hapën derën e shtëpisë dhe së bashku me kryetarin dhe anëtarët e forumit u futën të gjithë së bashku në shtëpinë e tyre të re.

“Familja Latifi tash ka rastin tre pres Vitine Ri ne shtpèei te re. Shtëpi kjo me kushte të mrekullueshme ku Forumi Rinor Rahovica ishte përkujdesur deri në detajin e fundit që gjithqka të jetë e kompletuar dhe më kësaj familje mos ti mungojë asgjë..” ka thëne per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” akitvisti Selver Azizi.

Kryefamiljari z.Jonuz Latifi nga emocionet e tepërta nuk gjeti shumë fjalë për të thënë mirëpo me pak fjali ai e falenderoi Forumin Rinor Rahovica për kontributin e dhënë duke thënë faleminderit shumë që më në fund më larguat nga lagështia dhe mykrat.

Kryetari i Forumit Rinor Rahovica z.Leutrim Asllani falenderoi të gjithë ata njerëz të cilët kanë kontribuar në mënyra të ndryshme që kjo familje të bëhet më shtëpi të re.

Një falenderim më të veçantë e bëri për komisionin e FRR-së si dhe të autorizuarit në diasporë që kishin grumbulluar të hollat për këtë familje: Rijad Salihu, Saudin Hasani, Valon Saqipi dhe Adnan Haliti. Gjithashtu z.Asllani falemnderoi edhe komisionin nga anëtarësia e FRR-së për menaxhimin e projektit: Lumton Fazliu, Selver Azizi dhe Vullnet Bilalli, te cilët gjatë këtyre 3 muajve kanë qenë tejet të angazhuar në kordinim me kompanit private që dhanë kontribut në ndërtimin e shtëpisë.

Një numër prej mbi 90 donatorësh si dhe mbi 15 kompani private bënë që kjo familje sot të gëzojë shtëpinë që po e shihni tha ndër të tjerash z.Asllani.

Për FRR-në nuk është ky as aktiviteti i parë por as i fundit pasi që ende pa e bërë një vitë që kur është themeluar ata kanë arritur që të zhvillojnë aktivitete të ndryshme dhe në vazhdimësi do të vazhdojë me aktivitet tha kryetari i këtij forumi Leutrim Asllani.

SHPËRNDAJE