Eroll Salihu, zyrtar i lartë por edhe kredibil në Federatën e Futbollit të Kosovës ka reaguar sot pas shpifjeve të ndrya nga ata që nuk kanë rrespekt as për familjen e shoqërinë, sepse po të kishin do të mendoheshin dy herë përpara se të fabrikonin turpësi.

Ky reagim vjen pas raportimeve në media të një raporti “Top Sekret” alla CIA, kinse z. Salihu ka raportuar parregullsi të shumta në FFK, e ku cak është presidenti Agim Ademi.

Vlenë të përmendet se edhe kësaj rradhe, shpifjet paskan ardhur nga adresat e njejta, nga grupet e njejta të interesit të cilët tash e një kohë po provojnë t’i fusin duart brenda FFK-së, mirërpo, mesa duket sharra iu ka hasur në gozhdë, pasi që të parin aktual të FFK-së, nuk duket se e kanë shqetsuar këto përpjekje, të cilat po vijnë kryesisht në kohën e ndeshjeve të kombëtares, e kjo është një paturpësi tjetër, nga kushqo që e bënë.

Ja ka reagimi i z. Eroll Salihu:

Është e vështirë të kuptosh se me çfarë lehtësie një portal, gazetë apo medium tjetër përhap një lajm të rremë e të fabrikuar për një politikan, këngëtar, sportist apo kushdoqoftë tjetër, duke harruar se ai është një njeri familjar, me fëmijë, me prindër, me vëllezër e motra. Qëllimi i tyre është thjesht të shantazhojnë një personalitet apo një institucion dhe të përfitojnë klikime nga titujt ‘bombastik’. Demantojë, e thonë ata më pas, për të marrë sërish sa më shumë klikime, por e vërteta as që ju intereson. Mua kohët e fundit më ndodhi kjo gjë në tri raste; dy herë pas mospajtimeve të vogla me presidentin Ademi, e një herë kinse Prokuroria hapi hetime kundër meje. Të gjitha mospajtimet, të cilat nuk i kemi fshehur, kanë qenë normale dhe kanë ndodhur ekskluzivisht për shkaqe sportive dhe asnjëherë për gjëra që janë thënë e janë shkruar nga disa portale shpifëse. E para ka ndodhur për shkak të afatit kalimtar (transferimit të lojtarëve, që ishin dy – tri raste) dhe e dyta për shkak të disa vendimeve nga Shërbimi ligjor i FFK-së rreth çështjes së klubeve dhe garave. Por, disa portale që nuk kanë aspak profesionalizëm e që fatmirësisht janë të pakta, nuk kanë hezituar të spekulojnë se ka pasur edhe përleshje fizike, gjë e cila nuk qëndron dhe të thuhet është vërtet e turpshme, për ata që e dinë çfarë është turpi. Më pas kur kanë shkruar që Prokuororia ka hapur hetime kundër meje është dashur të shkoj në Gjykatë dhe të marrë dosjen që e ka vërtetetuar pastërtinë time. Tani del një shkrim tjetër i fabrikuar mirë, por i pavlerë, pas thuajse katër muajsh nga mbledhja e KE-së dhe atë pikërisht para ndeshjeve të Kombëtareve, që është shumë sinjifikante dhe po ndodhë tash e sa herë, me qëllim të dëmtimit të institucionit tonë por edhe rezultateve të ekipeve kombëtare. Sekretari i përgjithshëm e ka obligim t’i raportojë KE të FFK-së dhe presidentit, e kështu ka ndodhur çdo herë. Në mbledhjen e qershorit si KE i FFK-së jemi pajtuar që të kemi koordinim mes veti në të gjitha segmentet. Aty kemi marrë vendime të qarta dhe zotime për punë transparente dhe të drejtë, prandaj është e turpshme se si portale të tilla pas kaq muajsh nga ai takim dalin me shkrime të tilla të fabrikuara. Unë, e besoj edhe presidenti dhe KE i FFK-së, më nuk do të merremi fare me këto lloj shkrimesh qëllimkëqija, të cilat më të vërtetë janë të turpshme dhe bëhen të sinkronizuara. Ne jemi të bashkuar dhe në marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Ademi. Jam i kënaqur me pozicionin tim në FFK dhe do të vazhdojmë të punojmë në ngritjen e mëtejme të këtij institucioni dhe të futbollit kosovar në përgjithësi.

Me respekt,
Eroll Salihu

SHPËRNDAJE