Gjenevë, 15 mars  -Më te vendosur se kurrë më pare, themeluesi i GCM-së,  Eric Stauffer bashke me Carlos Medeiros dhe Ronald Zacharias i prijne nje subjketi apo më mire te themi një forca të re politike, me emrin «Genève en Marche» (“Gjeneva në lëvizje”) ne te cilen parti pos zviceraneve ka edhe anëtare dhe aderues te shumte nga komuniteti shqiptare ne Gjenevë, numi i te cilit sillet rreth 30.000 sish.

 

Nje parti zvicerane ne Gjenevë nis fushaten zgjedhore me flamur shqiptar dhe te Kosovës si dhe me durt shqiponjë !

 

Dicka cfare na ra ne sy tek partia «Genève en Marche» se fushaten e kane filluar me afishe në gjuhen shqipe, apo ne barderola ane e kënd qytetit ku paralel me flamurin zviceran apo te qytetit te Gjeneves eshte i vëne edhe ai shqiptar dhe i Kosoves. Dhe jo vetem kaq, «Genève en Marche»  fushaten e tyre e kane hapur duke bere duart shqiponjë, duke pershëndetur qyetaret n’midis Gjeneve, risi kjo e fushatave parazgjedhore ne Zvicer, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Presidenti i «Genève en Marche» Eric Strauffer tha ne vazhdim se Gjeneve pas 15 prillit pa dyshim do te jete me i perkushtuar  për të vazhduar miqësinë me shqiptaret, Kosovën dhe për të krijuar bashkëpunim në të gjitha fushat. Ai tha se Gjeneva dhe Zvicra krenohet me shqiptaret e vyeshem dhe punetore te kete qytet te cili e dnertuam dhe do e ndertojeme zhvillojme bashkarisht..

Mesazh i Stoffer per komunitetin shqiptare: Duani te jeni me te sigurt ne Gjenevë, te ndiheni si ne shtëpine tuaj votoni me 14 prill numrin 9..Munde te keni deputetin tuaj..   

«Genève en Marche» te prire nga lideri i saj Eric Stauffer i cili ka ne ekip edhe kosovar, sikur veprimtar, intelektual e biznesmen te suksesshem sikur Dukagjin Gervallën apo Arsim Halimin e shume e shume simpatizante te tjere shqiptare. Ne nje interviste per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ne Gjenevë me liderin e ketij subjekti te ri «Genève en Marche» Eric Stauffer ka shpjeguar se “qytetaret e Gjenevës e meritojne nje jete dhe perpektive shume me te mire se sa sot. Prandaj edhe slogani yne per te zgjedhjet e 15 prillit eshte per “një ekonomi e fortë për një shoqëri efektive”. Progami dhe synimet tona  kane shume priritete tjera duke përfshire ketu edhe ndryshimin e politikave strikte ndaj te hujave, ne këte rast te emigrantëve shqiptare, ne vacanit atyre te pa letra (sans papier) numi i te cileve nuk eshte i vogël.”

“Zvicrën, sidomos  Gjenevën dhe Kosovën i lidhin shumë gjera veq miqësise edhe sporti, kultura  dhe biznesi. Kur eshte fjala per ket te fundit do te theksoja se ne kemi finacuar ne Kosovë dhe do jemi prezent me nje ser projektesh duke punesuar te rinje ne rajon.  Në të njëjtën kohë, ju e dini se en mesin e  250 mijë qytetarë të Kosovës qe jetojnë në Zvicër, nje nume ri konsiderueshem jeton dhe vepron ne Gjenevë, ingerimi i te cileve ende qalon,. Por me ne, me partine tonë «Genève en Marche»  do te ndryshoje shume cka pozitive, me e prspektiva te reja per gjtihe qyetetaret tane, natyrisht nga keto projekte, programe dhe ndryshime te medha do te fitojne edhe komuniteti shqiptare ne qytetin tonë..” deklaroi z.Stauffer.

“Për stafin e partise sime «Genève en Marche» eshte e papranueshme largimi i nje emigranti, ne kete rast te nje shqiptare pse ai nuk paska vetem nje copë leter, ku i shkruan leje qendrim edhe pse ai punon ketu me vite te tera ndoshta 10 apo 12 vite, i intewgruar,  paguan gjitha obligimet, femijet i shkojne ne shkolle, flet gjuhen frenge ndoshta  me mirë se ai zvicerani ta zeme atje ne Cyrih qe posedon pasaporte te kuq me kyrq te bradhe nb mes?!..” ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” Eric Stauffer kryetar i «Genève en Marche»

«Genève en Marche»  e Eric Stauffer do të prezantojë po ashtu një projekt-ligj për uljen e tatimit në automjetin e Gjenevës në të njëjtin nivel si në Valais!

SHPËRNDAJE