Kampioni ynë botërorë i karatesë, z. Enver Idrizi, me anë të një postimi të tijin në facebook ka përshëndetur lirimin nga mbajtja të biznesmenit shqiptarë me përmasa botërore, z. Bashkim Osmani, për të cilin thotë se e njeh moti kohë si humanist e burrë të mirë moti kohë, ku dhe kjo sipas tij ka qenë arsyeja pse gjithnjë është shprehur i bindur në pafajsinë e tijë.

Ja postimi i plotë i kampionit Idrizi:

Të dashur miq,

Po e ndaj me Juve një shqetësim. Fjala është për Bashkim Osmanin një njeri i mirë, biznesmen i shquar, i suksesëshëm e i njohur ndërkombëtarisht.

Bashkimi ishte i akuzuar si një kriminel në rang botëror, vetëm pse ishte i suksesëshëm në sferën e tij të biznesit dhe më e rënda: sepse është shqiptar.

I apostrofuar me akuza të pasakta, me fakte të shtrembëruara, e burgosën duke ja njollosur emrin në tè gjitha mediat botërore e ato vendore. Keqdashja e grupeve të ndryshme kishte shkuar deri në atë shkallë sa gëzoheshin se ai ishte i mbyllur në qeli.

E kush; njeriu i cili ka qenë humanist, bëmirës i dalluar, qè ka dhënë kontribut të padiskutueshëm në Kosovë e në të gjitha trevat tona.

Duke e njohur personalisht Bashkimin prej kur isha në Zagreb, i theksoj me bindje këto fjalë.

Besoj shumë se fjalèt e mija do të bëhen realitet. Po e ritheksoj se i është bërë padrejtèsi dhe se Bashkimi shumë shpejt do të lirohet; madje, madje këtë muaj. Këtë ua thoja shokëve të mi. Dhe ashtu doli. Ai u lirua pas dy muajsh.

E çfarë u mbetet njerëzve të kêqinj e tê ligj? Vetëm zhgënjim dhe keqdashje në zemër.

Jam shumë i lumtur që Bashkimi frymon në liri dhe doli i pastër nga akuzat e pasakta që i janë bërë.

Po të kishte pasur më shumë njerëz si Bashkimi, bota e njerèzimi do të ishin më fisnikë.

E paç lirinë e pasosur Bashkim; Zoti të ruajt e të bekoftë!

 

SHPËRNDAJE