Bayern Munichu e ka refuzuar ofertën e Barcelonës për Robert Lewandowskin.
Gjiganti katalunas është i gatshëm t’i paguajë 32 milionë euro për kartonin e sulmuesit polak.
Por, mediumi gjerman “Kicker” raporton se gjiganti bavarez e ka refuzuar këtë ofertë.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, kampioni gjerman synon ta mbajë lojtarin edhe për një sezon, nëse nuk gjen zëvendësues të tij.
Lojtari më i mirë në botë i dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA, e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Allianz Arena” dhe destinacioni i tij i preferuar është “Camp Nou”.
Megjithatë, Bayerni po reziston pasi po dëshiron ta mbajë atë edhe një vit, kur edhe do t’i skadonte kontrata dhe do të largohej si lojtar i lirë më 2023.
Lewa ndërkohë në kokën e tij i ka idetë e qarta rreth së ardhmes.
Ai është i vendosur për ta provuar një eksperiencë të re dhe Barcelona është një ëndërr e kamotshme e përfaqësuesit polak.