Image result for enver hoxha presheva

Vizionar. Qysh 1982 i ka ditur sendet se si do te vijne. Kam filluar ta simpatizoj sepse nuk e kam njohur mire dhe qka kam ditur per Enverin eshte ato qe kam degju prej kundershtareve te tij. Enver Hoxha para vdekjes kishte thëne: 10 Vjet do me shani , 2 vjet do me urreni e gjithë jeten do me kerkoni!..

Në një fjalim të rrallë të publikuar kohëve të fundit, shihet se si lideri  i shqiptarëve Enver Hoxha, mbron shqiptarët e Kosovës dhe Preshevës duke ja bëre me dije serbëve dhe ish-Jugosllaveve, se kosovarët nuk janë të vetëm dhe se për ta ngrihet shteti e një komb i tërë dhe askush ska te drejte dhe nuk mund t’i ndaloj nga bashkimi kombëtar, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Në fund të viteve ’70-ta dhe në fillim të viteve ‘80-ta të shekullit të kaluar, në takime sekrete të liderëve komunistë shqiptarë ishte planifikuar operacioni ushtarak “Shpërthimi”, përmes së cilës planifikohej marrja e Kosovës, Preshevës,  pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë në të cilat shqiptarët përbëjnë shumicën, shkruan historiani rus Artjom Ulunjam, tzransmetoin agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Sipas fjalëve të tij, Enver Hoxha ishte përgatitur për “Kaos pas Titos”

“Ne ju themi serbomëdhenjve, miqve të sigurt e të fshehë të rusëve, se dy rrugë ka: revizionist rus e bullgar, që po sulmojnë Shqipërinë  për të dal në pjesën  e Adriatikut tonë:njëra është rruga e Vardarit dhe Kosovës dhe tjetra kanali i Otrantos . Në rastin e parë pa më të voglin dyshim, gjithë populli shqiptar që jeton  në Kosovë e në viset tjera të Jugosllavisë, që nga Shkupi e Kaçaniku, nga Tetova e Gostivari nga Llapi e Plava e Gucia do të ngritën në këmbë, do t’i presin agresorët.

Zjarret do të nxitet e gjithë Jugosllavia dhe invadorët, revizionistët ruso- bullgar, po të arrijnë në alpet tona, do të vijnë si nazistët gjerman kur dolën nga Stalingradi”, ka thënë Hoxha.

Më poshtë gjeni fjalimin  e plotë të Enver Hoxhës ish udhëheqësit  shqiptarë në kohën e Shqipërisë Socialiste

Serbet  po nxisin hakmarrjen në mes të shqiptar, Kosova po mbulohet në varfëri dhe në varre, njerëzit s’dinë ku kanë djemtë e vajzat, inteligjenca shqiptare po kositet, atë e ofendojnë, e poshtërojnë e lënë rrugëve, të tilla persekutime s’kanë ngjarë veç në kohën e inkuizicionit.

Jo, populli shqiptarë që jeton në Jugosllavi  nuk do të lejojë t’i shtypet çdo gjë e shenjt kombëtare, shqiptari në çdo kohë e në çdo vend kur i shkelin lirin dhe të drejtat e ligjshme, se ka ulur kurrë kurrizin dhe asnjëherë s’i ka kthyer krahët armikut.

Ju zotëri të Beogradit dërguat në Kosovë, 60 mijë ushtar serb për të shtypur e vrarë kosovarët dhe për të frikësuar Shqipërinë socialiste. Ne nuk frikësohemi, ne jemi gati në këmbë si një trup!

Ju flisni me gjuhën  e forcës, kur ne përpiqemi të flasim me gjuhën e arsyes, por edhe ne dimë të flasim me gjuhën e forcës. Shqipëria është një nyje nevralgjike  dhe strategjike. Evropa duhet ta ketë parasysh  këtë. Disa tallen me fortifikatat tona e ndërsa vet armatosin deri në dhëmbë e me çdo lloj armësh. Të tjerë e nënçmojnë forcën tonë, aq më keq qer ta. Disa gazetarë që shkruajnë për të marrë ryshfete, disa politikanë të kafeneve me analiza e planeve strategjike të tyre dhe serbomëdhenj në radhë të parë, përhapini ide dhe bëjnë insinuata se në këtë apo atë,konjuktuarë, bile në të gjitha konjuktuar, Shqipëria do gëlltitet nga rusët, do anoj nga sovjetët tjera.

Ne ju themi serbomëdhenjve, miqve të sigurt e të fshehët të rusëve, se dy rrugë ka: revizionist rus e bullgar, që po sulmojnë Shqipërinë  për të dal në pjesën  e Adriatikut tonë,. Njëra është rruga e vardarit dhe Kosovës dhe tjetra kanali i Otrantos . Në rastin e parë pa më të voglin dyshim, gjithë populli shqiptar që jeton  në Kosovë e në viset tjera të Jugosllavisë, që nga Shkupi e Kaçaniku, nga Tetova Gostivari nga Llapi e Plava e Gucia do të ngritën në këmbë, do t’i presin agresorët.

Zjarret do të nxitet e gjithë Jugosllavia dhe invadorët, revizionistët ruso- bullgar, po të arrijnë në alpet tona, do të vijnë si nazistët gjerman kur dolën nga Stalingradi.

Në rastin e dytë, kyçin e Otrantos e kemi ne shqiptarët, Sazani dhe Karaburuni pa patur frikën se them ndonjë sekret, janë shkëmbin të veshur me hekur e beton ku nuk kalon dot flota ushtarake.

Në të tilla aventura, nëse  dëshirojnë të futën armik, rusë e bullgar e të tjerë, duhet të dinë që shqiptarët nuk janë një shtet prej 3 milionësh por një komb prej 6 milionësh.

Enver Hoxha para vdekjes kishte thëne: 10 Vjet do me shani , 2 vjet do me urreni e gjithë jeten do me kerkoni!..Enver më nuk ban nana..

Image result for enver hoxhaHoxha kishte planifikuar të marrë Kosovën , gjë që vërtetohet edhe në Samitin e Helsinkit në vitin 1975, në të cilin Shqipëria refuzoi të nënshkruaj dokumentin në bazë të të cilit definoheshin kufijtë e Evropës së pasluftës. Pavarësisht se Hoxha i frikësohej në mos forcat kineze do t’i organizonin grushtet, kjo nuk e ka penguar që në vitin 1978 të formojë “Zyrën për Kosovën”. Ne nje fjalim te tij më 19 shtatorit 1966 presidmneit Enever Hoxha kishte thene se “Kosova dhe Presheva jane toka shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë..”

Kosova e viset e tjera shqiptare në Jugosllavi, pjesë të Shqipërisë, u shkëputën nga mëma e tyre prej fuqive imperialiste dhe iu dhanë mbretërisë serbe. Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë. Xhelatët serbomëdhenj bënë kërdinë mbi shqiptarët, për t’i shfarosur krejtësisht. Shqiptarët rezistuan heroikisht dhe gjenocidi i praktikuar nga shovinistët serb.

Populli i Kosovës duhet të kuptojë në mënyrë të qartë, se RP e Shqipërisë nuk mund ta atakojë ose ta sulmojë Jugosllavinë. Në qoftë se Jugosllavia atakon Shqipërinë, ai është problem tjetër. Shqipëria do të mbrohet, do të luftojë dhe do të fitojmë. Atëherë edhe problemi i Kosovës do të vihet krejt ndryshe.

Ne do të ndihmojmë me luftën tonë të drejtë vëllezërit tanë kosovarë dhe gjithë popujt vëllezër të Jugosllavisë. Enver Hoxha para vdekjes kishte thëne: 10 Vjet do me shani , 2 vjet do me urreni e gjithë jeten do me kerkoni!..Enver më nuk ban nana..

 

SHPËRNDAJE