Nga i derguari special i “Presheva Jonë” ne Batrovci, ne piken kufitare Serbi-Kroaci

 

Batrovci , 7 shtator  -Ka dy ditë që u raportua se numër i madh i të rinjve sërish po ikin nga Kosova, ngjajshëm me eskodin e vitit 2014. Gazetari i agjencise së  lajmeve “Presheva Jonë”  dje në orët e pasdites ka qendruar ne mesin e këtyre emigrantëve, ne  kufirin Serbi-Kroaci ku ka biseduar dhe ka zhvilluar disa foto te autobuseve nga Kosova te mbushur “shpic” me kosovare, te cilin kishin për destinacion Zvicren dhe vendet tjera te BE-së.

 

Emigrantet nga Kosova arrijne ne kufirin Serbi-Kroaci. “Presheva jonë” regjistron 26 autobus shqiptar brenda dy oresh

Nga Prishtina deri ne Horgosh ka 537 km, kurse deri ne Batrovci (kufi me Kroacine) ka 645 km. Per shkak bllokadave te herepas’hershme ne kufirin mes Serbise dhe Hungarisë, shoferet dhe emigrantet kosovare preferojne kufirin mes Serbise dhe Kracise, pikerisht piken kufitare Betrvoci. Sipas disa agjencive turistike autobus nga Kosova po shkojne edhe nga Hungaria (Horgosh) por me pak..

Gazetari i agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” i cili dje u gjend special ne piken kufitare mes Serbise-Kracise ne Batrovci per te pare se cfare po ndodhe veretetë aty se ikja eshte (dez) informate e sakte apo jo e disa mediave. Por realiteti eshte i tille, i hidhur por i vertete deshëm apo s’deshëm, cka  kjo agjencia shqiptare nga Presheva ka arritur te regjistroj vetem brenda dy oreve 26 autobus (apo mbi 1300 udhëtare apo “turistë”) me firma shqiptare te mbushur plote e perplote me emigrante kryesisht te rinje, gra e fëmije qe vinin kryesisht nga Kosova (Prishtina, Preizreni, Peja, Gjilani, Vitia, Gjakova..) dhe i kishin mesyer fillimisht te aferme te tyre, qendrat e azilit apo në stilin, si thone kudo rafsha mos u vrafsha…

 

Shqiptaret ikin nga Republika e Kosovës edhe me pasaporta serbe ?! Rikthehet eksodi masiv..Mbi 10 mije emigrente shqiptare leshuan Kosoven javen e  fundit!

Résultat de recherche d'images pour "granica pasos srbije"Sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve te shofereve dhe agjencive turistike vetem kete jave Kosoven e kane leshuar mbi 10 mije shqiptare?! Kjo shifer eshte e madhe nese kemi parasysh se keta emigrante leshuan vendin e tyre pas Bajramit, pas fillimit te shkollave dhe pas mbarimit te sezonit turistik.

Zvicra dhe Bashkimi Europian e përcaktoi Kosoven në vitin 2014, si një vend të sigurt dhe si rrjedhim, azili ekonomik nuk mund të pranohej. Arsyeja kryesore se përse qytetarët shqiptarë lanë vendin e tyre kane te bejne me varferine, papunësinë e lartë, korrupcioni, pagat e ulëta, por edhe te zhgenjyer nga klasa politike qe Kosoven po e percjell gati ne cdo kater vjet me kriza si ngerce politike dhe paralizimin e institucioneve, ku qytetaret nuk po shofin perspektive dhe te ardhme te sigurt ne vendin e tyre te cilet luftuan.

“Turist Kosova e Re”, “Dardani Turs”, “Shpejtimi Turs”, “Barileva Turs”, “Sharr Travell”, “Zhur Turs”, “Beli Trans” etj..jane keto vetem disa firma te agjencive, autobuseve shqiptare te cilet “Presheva jonë” ka arritur t’i regjistroje dhe fotografoje brdna dy oresh ne piken kufitare Betrovci te Serbisë te cilet pritnin ne kolona te gjata per te kaluar ne Kraaci e vazhduar me tej ne vendet e BE-së. Per shkak pritjeve te gjata dhe vapës udhetaret kishin dalur jashte autobuseve, cka agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” arrit te bisedoj me disa prej tyre.

 

Përse shqiptarët po ikin nga vendi me të njëjtin intensitet sa vende që janë në luftë?

Ne momentin kur vizituam keta emrigrante aty hasem duke pritur 26 autobusë nga Kosova. Deshmitaret tjere flaslin se para tyre kane shkuar edhe dhjeta tjere, po aq jane edhe pas tyre duke ardhur…Kurse nje doganjer serbe ka pohuar se gati per cdo dite ne kete kufi kalojne rreth 50-60 autobusë nga Kosova..

Plaku 72 vjecar te cilin takuam me dy rejat e tij me fëmije i mllefosur u shpreh shume keq me keto fjalë “Uh, ta qi*sha dërzhaven e nanës te hajudqve per cka luftuam?!.. A luftuam keshtu me hjek per buke a? Mua jeta me shkoi ne kurbet, ne kohen e  Milloshit me qanta n’krah, tash ne kohen e Hashimit me qanta n’krah, kurre se pam nje dite te bardhe luftove, s’luftove, ta pshurrsha n’qeverine e kriminelëve! Une vlla ja kam mësyer per Gjermani se atje kam dy djem te cilet edhe pse te diplomuar pas lufte ishin te papune iken jashte dhe mi kan e lanë keto gra me keta sabi, culle.. E une spo mundem më te kujdesem per ta. Jam nis tek ta me ja dergue robt dhe fëmijet dhe te bejne cka te duan me ta…”

Kurse te rinjte A.Gashi, F. Pacolli, A.Shabani,. L. Maliqi, U.Berisha, J. Rugova nga Prishtina Gjilani ishin emigrantet takuam ne autobusin Turs Kosova e re te cilet ishin nisur tek te afërmit dhe  shoke qe kishin ikur para dy-tri vitesh. “Valla njehere per njehere s’ka kurgja ne Kosovë. Zoti e baft Hajr. Kemi friken se Kosova ka me mbet vetem me  magjup, fukara, police dhe qeveveritare..He per he s’ka buke aty, as perspektive, as te ardhme te mire. Ky ishte edhe shkaku pse ja kthyem shpinden padashje vendit tonë te dashur..”

Burime tona mesojne se ne mesin e shume emigranteve qe kane leshuar Republiken e Kosovës, merre me mend, posedojne pasaporta serbe. Per kete eshte deshmitare gazetari i agjencise se lajmeve “Presheva jonë” nga vendi i ngjarjes qe me sy te vete ka pare pasaportat serbe ne duart e kosovareve?!

Kurse ish-luftëtari i UCK-se A.R. nga Prishtina për agjencine e lajmeve “Persheva jonë” te cilin takuam ne atubusin “Dradania” ne  kufirin Serbi-Kraci thote se “hiq bre s’ma ka marr mendja se do ta ta le vendin tim per te cilin luftuam e sakrifikuam per dite te mira te lumtura. Jazek ju koft liderëve tanë!.. Ne,  dje luftuam neper male me shkaun për bukë, per liri e jete me te mire per fëmijët tanë, ata sot luftojne ne parlament për karriga dhe vetuara e Iphona te fëmijeve te tyre.. Haram te kofte gjaku o tradhtare te Kosovës qe po e shitni vendin, që po na perzini nga Kosova jonë.. Ne po ikim, tash ju knaqnu shkrinu, gëzone me korroupcion e me kurva bareve te nates ne Prishtinë..”

Një e treta e popullsisë e ka braktisur Kosoven  që nga viti 2014 (kupto pas clirimit)  Që nga kjo kohë, ka pasur disa valë emigrimesh. E fundit ishte ajo e viteve 2014-2015, u konsiderua si emigrimi te opa shpresë. Shkaku kryesor i ikjes ishte  papunësia, por edhe shpresa për një të ardhme më të mirë. Gazetat perendimore kane shkruar se gjate kesaj periudhe Kosoven e kane leshuar mbi 200 mije kosovare, madje flitete dhe per shifra tjeter deri ne 400 mije qe nuk mund t’i besohet ndoshta?! shifer kjo e cila mund te interpretotohet dhe emerohet si “spastrim etnik” i heshtur i Kosoves se pas luftës! Nje gje duhet ditur mire atoritetet kosovare, se Kosova nuk eshte Kine..Nese vazhdohet keshtu me ket eksod, nuk i yven asaj edhe 2-3 turre, hygjyme keshtu..te emigranteve drejt perendimit dhe vedi te mbetet i zbrazet vetem me qeverine e Kosovës, policinë dhe aty ketu ndonje nderkombëtar qe jane merakli per qebape e per do pune tjera?!…

SHPËRNDAJE