auto_listaa1452774072Sonte në orët e vona do të takohen në veri të Mitrovicës deputetët e Listës Serbe. Ata po e shqyrtojnë mundësinë që nesër mund ta shpëtojnë duke marru pjesë në seancë ku do të zgjedhet Thaçi President.

Nëse serbët pritet te marrin pjesë në seancë atëherë Kuvendi nuk do të kishte kuorumin e duhur për të proceduar me zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Sipas burimeve të Gazetës, nga Lista Serbe, kjo çështje është duke u diskutuar seriozisht.

“Sonte do të takohemi në një mbledhje në Mitrovicë. Do të diskutohet kjo çështje”, ka thënë për Presheva Jonë një burim nga pala serbe.

 

“Është çështje tjetër nëse serbët do të marrin pjesë apo jo”, ka thënë një burim nga Kuvendi.

SHPËRNDAJE