Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se Kryeministri Isa Mustafa në vazhdimësi po i fyen qytetarët e Kosovës. Thotë se i pari i LDK’së ka dëshmuar se nuk ka aftësi për të udhëhequr me Qeverinë.
“Shefi i Qeverisë Isa Mustafa ka qenë shumë i pakujdesshëm edhe në veprimet e tij por edhe në shkrimet e tij. Shiqoni, ai ka filluar të ofendojë njerëzit, djathtas, majtas… Bile, bile ka ardhë deri te ajo që Kryeministri ka mbyll Facebook’un. Tash prapë e ka hapë Facebook’un…’, tha Pacolli në Jeta në Kosovë në televizionin publik.