Sherr i çmendur në Turqi, shtyp me traktor familjen rivale (Video)

Prej 15 vitesh dy familje në krahinën turke Kastamoni, Demirtas dhe Ozbay, kanë qenë në konflikt për shkak pronësie dhe një rruge që kalon aty.

Në një video të publikuar së fundmi, shihet përleshja e ashpër mes pjesëtarëve të dy familjeve, mes të cilëve ka gra dhe fëmijë.

Konflikti për pak sa nuk u kthye në tragjedi kur Erdal Demirtas mori traktorin dhe mori përpara makinën dhe personat që ishin para saj.

Nga sherri pati të lënduar, por fatmirësisht nuk pati viktima.

Ngjarja ka ndodhur 25 korrikun e vitit të shkuar, por ngjarjet janë publikuar tani, ndërsa drejtësia turke ka nisur edhe procedimin penal.

SHPËRNDAJE