Luginë e Preshevës, 8 prill – Edhe në Luginën e Preshevës është shënuar të, premten, Dita Botërore e Shëndetit, me ç`rast, përfaqësues nga Shoqata “Mjekët e Luginës” me disa aktivitete shëndetësore me rastin e ditës botërore të shëndetit, shënuan edhe ata këtë ditë për t`iu ofruar ndihmën mjekësore falas popullatës së këtij rajoni si; kontrollimin e tensionit të gjakut, si dhe kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Dita Botërore e Shëndetit është një forum për informim dhe diskutim rreth shëndetit në botë. Ajo festohet çdo vit më 7 prill në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shoqata Mjekët e Luginës gjatë kësaj dite organizuan aktivitetin shëndetësorë “Të jetojmë më mirë me diabet”, aktiviteti i SHML-së është mbajtur si në qytetin e Preshevës, po ashtu edhe në qytetin e Bujanocit nga mjekët dhe nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë.

 

Aktiviteti që u zhvillua ishte matja e sheqerit në gjak dhe shtypjes së gjakut deklaruan për media dr. Beqir Nuhiu dhe doktor Adnan Salihu nënkryetar i shoqatës “Mjekët e Luginës”. “Tensioni i gjakut dhe niveli i sheqerit pasi që ndikimi tyre në shëndetin e qytetarëve është tejet i rëndësishëm andaj është e rëndësishme vetëdijesimi i qytetarëve për kontrollime më të shpeshta”, theksoi Salihu. Do theksuar se në shënim të ditës ndërkombëtare të shëndetësisë morën edhe nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc, drejtimi i mjekësisë në bashkëpunim me Shoqatën “Mjekët e Luginës” e që ndihmuan edhe ata duke u zotuar dhe ofruar me aktivitetin e tyre për t`i dalë në ndihmën e tyre humane popullatës së rajonit, dhe njëkohësisht me mjekët e lartcekur shënuan një aktivitet në qendër të qytetit.

 

Gjatë këtij aktiviteti nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” drejtimi i mjekësisë kalimtarëve të rastit ia matën nivelin e sheqerit në gjak dhe tensionin e gjakut, ndërsa interesimi i kalimtarëve ishte i madh, theksuan për “Presheva jonë”, nxënësit e entuziazmuar për ndihmë e tyre që i ofruan popullatë së këtij rajoni. Përveç shumë qytetarëve lokalë që kontrolluan gjakun, pjesë e kontrollit ishin edhe një grup profesorësh dhe nxënësish nga Gjirokastra që ishin për treditore në Luginën e Preshevës.

 

Nënkryetar i shoqatës “Mjekët e Luginës”, dr. Adnan Salihu, theksoi për “Presheva jonë” se të premten mbrëma, në hotel Rozafa në Bujanoc, duke filluar që nga ora 19:00 për personelin mjekësor do të mbahet ligjërata me temën,” Depresioni” me ligjërues dr. Fejzulla Nebiu dhe me temën tjetër “Diabeti “ me ligjërues, Ylber Islamin. Shoqata “Mjekët e Luginës”, ditë më parë patën shpërndarë disa broshura në gjuhën shqipe dhe serbe për informimin e qytetarëve rreth sëmundjes së diabetit rrezikut dhe mjekimin e sëmundjes./ Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE