Përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini në Mitrovicë

 

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka thënë të shtunën në Mitrovicë se po i sheh punimet që po ecin mirë në urën e lumit Ibër.Duke mbajtur një fjalim para medieve, tek ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ajo ka thënë se qytetarët e Mitrovicës, edhe jo vetëm, duhet të vazhdojnë të llogarisin në Bashkimin Evropian.

Mogherini tha se ura do t’i bashkoj dy komunitetet dhe se nuk është rezultat i alienëve por i njerëzve. Ngjajshem pat thene edhe dikur, para 5-6 vitesh edhe pasardhësja e saj baronesha Achton por ishe dhe shkoi e segregacioni mes shqiptareve dhe serbeve mbeti ne verin e njohur te ura, serbet andej e shqiptaret kendej apo me emrin Veriu i Kosovës per te cilet tashme kerkohet ne Bruksel edhe asociacion per ta..?!, ka shrkuar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Më në fund ka mirëkuptime nga të dyja palët se urat mund të bashkojnë dhe se vështirësitë mund të kalohen. Kjo bën që jetët e qytetarëve të jenë më të mira”, ka thënë Mogherini.

Ajo ka thënë gjithashtu se dialogu duhet të vazhdojë, pasi që dialogu ka sjellë edhe rezultate.

Mogherini arrin tek ura e Ibrit

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini në këto momente ka arritur afër urës në Mitrovicë, ku së shpejti pritet të mbahet ceremonia për hapjen e urës.

Ajo aktualisht është duke zhvilluar një takim më shoqërinë civile. Afër vendit ku do të mbahet ceremonia e hapjes së urës ka forca të shtuara të policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

Mogherini së shpejti pritet t’i drejtohet edhe mediave, interesimi i të cilave është shumë i madh.

Mogherini me helikopter në Mitrovicë, forca të shtuara policore rrethojnë urën mbi Ibër

Edhe pak minuta në Mitrovicë pritet të mbërrijë përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Ajo thuhet se në Mitrovicë do të shkojë me helikopter, i cili pritet të niset nga baza e KFOR-it në Prishtinë.

Në Mitrovicë, Mogherini pritet të takohet me përfaqësues të Shoqërisë civile, si dhe me kryetarin e Komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Ajo gjithashtu do të mbajë dhe një konferencë të shkurt për media, pa pranuar asnjë pyetje nga gazetarët. Ndërkohë, forca të shtuara të Njësisë Speciale të Kosovës e kanë rrethuar urën mbi lumin Ibër.

SHPËRNDAJE