Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar para protestuesve se kush tenton t’ia merr lirinë Kosovës do të përballet sikurse në vitin 1998-1999. Kurse, Qeveria, sipas tij, e ka rastin ta ndal dialogun, të mos e miratojë demarkacionin sepse do të përballen me kundërshtimin deri në frymën e fundit.

Ai tha se kjo pjesëmarrje po e dëshmon se Ramushi nuk është vet.

Haradinaj tha se mbetjet e Millosheviqit asnjëherë nuk u ndalen kundër Kosovës.

Haradina po ashtu tha se nuk ka drejtësi pa u gjykuar ata që i vranë mbi 12 mijë qytetarë të Kosovës.

E krejt në fund, Haradinaj shtoi se rasti i fundit për këtë Qeveri është bërja e ushtrisë.

Protesta përfundoi e qetë.

SHPËRNDAJE