Skuadra e Chelseat ka regjistruar fitore prej 1-0 si mysafir i Benficas në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë relativisht të barabartë me pak raste shënimi.

Gjysma e dytë ishte jaft dinamike, me një dominim të skuadrës vendase, e cila në fillimin të kësaj pjese krijoi presion të vazhdueshëm para portës së Cech, por pa mundësi konkretizimi.

Një moment për t’u diskutuar ishte mosakordimi i penaltisë në favor të Benficas pas ndaljes së topit me dorë nga John Terry brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit. Ndërkohë që menjëherë pas, Juan Mata pati një rast të mirë shënimi, por e goditi vetëm shtyllën.

Në minutën e 75-të, Blutë kaluan në avantazh, kur pas një krosimi të ulët nga Fernando Torres, Salomon Kalou e plasoi topin në rrjet.

Në vazhdim, ekipi portugez nuk pati fuqi që ta ndryshonte rezultatin dhe Chelsea doli nga ky takim me një rezultat, i cili e favorizon për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, kur dihet se ndeshja kthyese zhvillohet në Stamford Bridge.

 

SHPËRNDAJE