Modelet e Sports Illustrated si duket nuk e kanë fare problem të mbështesin homoseksuelët. Irina Shayk , Kate Upton, Jessica Gomes dhe Jessica White kanë marrë pjesë në një mbrëmjë bamirësie për llogari të fondacionit Jeffrey Fashion Cares, fondacion ky i themeluar nga Jeffrey Kalinsky. Të ardhurat nga kjo mbrëmje bamirësie do të shkojnë për të sëmurët me hiv/aids që i përkasin komunitetit LGBT (lesbian , gay, bisexual and transgender). Irina Shayk kishte të veshur një fustan të kaltër të shkurtër dhe të ngushtë i cili ishte aty-këtu edhe transparent, ja tregonte modeles linjat e saj perfekte e cila poshtu dinte ti ekspozonte për mrekulli. 26-vjeçarja tashmë është e njohur edhe për lidhjen e saj me futbollistin e famshëm Cristiano Ronaldo.



SHPËRNDAJE