Prof.Xhemaludin Rexhepi ne biesede me gazetarin e “Presheva jonë”

 

Preshevë, 5 nentor  -Kane pas thëne pleqtë dohere se “toka e pjellshme e Presheves e ben edhe njeriun…” Dhe krejt ndoshta normale pse sot behet kjo zhurme e “lufte” e Kosoves dhe Serbisë për Luginen e Preshevës, dikush per ta marrur e dikush per ta mbajtur.

Themi keshtu sepse ne nje lajmi ri na vjen sot nga Presheva se toka preshevare bënë edhe kikirika. Këtë lajmin na e kumtoi  per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” prof. Xhemaludin Rexhepi, ne fakt autori i ketij zbulimi dhe pronar i tokes, ku ka mbjelle kikirika. Ai fillimisht na thote se ideja e tij lindi rastesisht, ku  kalimthi ne Bullgari kishte blere fare (rasad) te kikirikave te cilat i ka futur n’dhe dhe eshte përkujdesur për to, ka ujitur dhe pas pak javesh ato kane bire dhe kane dalur frytet e para.

Xhemaludin Rexhepi: Kultivimi i kikirikave në pronën time…

L’image contient peut-être : plante, plein air et nature“Kjo iniciative me lindi rastesisht, me shume si kuriozitet. Dhe thash me vete, hajt, pse t’mos e provoj. E mbollem faren ne toke, kopsht, i ujitem u përkujdesem dhe mundi nuk na shkoi poshte.” thote fillimisht te bisedës për “Presheva Jonë” pronari Xhemaludin Rexhepi nga Presheva (Norca) i cili s eshte agronom por prof i gjuhes shqipe.

Ai ne fb e tij ka shkruar: Kultivimi i kikirikave në pronën time.., te cilit tekst ja ka bashkangjitur edhe kete foto qe e shifni ketu afer, ku shifen kikirikat ne bahqen e tij i cili po merr urime dhe fjale te mira nga pare Presheva dhe jashte.

“Ndoshta me shitur jo, vec për sivjet kemi bërë kikirika, bereqatversen. Me vjen keq prej shitësve, se prej sodit, kemba ime ste ka shkelur ne dyqanin e tyre më, me  ble kikirika. Bile nëse do jem i zoti kismet kam me i furnizu edhe ata…” tha ne vazhdim  duke qeshur prof.Rexhepi.

Sot Presh-eva, kush e din, nesër Presheva ndoshta mund te quhet Kikirikeva

Ky lajm i mire nga Presheva për kultivimin e kikirikave deshmon se Lugina e Presheves e cila eshte katandisur pas politikes, i mungojne idetë sikur kjo e prof.Xhemaludin Rexhepit te cilen nuk duhet anashkaluar. Ne fakt sipas fjalëve të pareve tanë, Presheva e cila shtrihet ne nje prozicion gjeografik ne forme Lugine, toka  e saj  eshte shume pjellshme qe dikur jane bere e purritë (prazt) qe sipas nje versioni te serbeve Presheva gjoja quhet Presh-evë, për shkak se paska pasur ne keto ane shume purri (Preš.. serbisht). Kush e din, naj dite Presheva mund te quhet sipas shqiptareve Kikirikeva ?!, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Pra nga sot u muar vesh se toka e Presheves ben pos purrive, duhanit, pasulit.. ben edhe kikirika, pse jo nje dite edhe banane, portokaj, ananas apo kivi. Por,  pa provuar as njeri s’bëhet hahaaa. Zoti t’i ka dhënë gjitha mundesitë..  Image associée

SHPËRNDAJE