Bruksel, 1 maj – Dy shtetas të Kosovës, të moshave të reja prej 28 vjeç, janë viktimat që u vranë mbrëmë në lokalin “Tornado” në Antverpen të Belgjikës. Policia ka zbuluar identitetin e dy viktimave, për të cilat tha se bëhet fjalë për shtetas të Kosovës.

Policia belge po heton vrasjen e dyfishtë dhe sulmin e organizuar me armë në këtë lokal, ku mbetën të plagosur edhe tre persona të tjerë. Në mesin e tyre është edhe një femër 27 vjeçe nga Kosova, e cila ka marrë lëndime të rënda në fytyrë dhe kokë dhe nuk është në gjendje të flasë. Ajo përmes një letre ka informuar policinë se ka qenë pjesëmarrëse në incident, transmeton Indeksonline raportin e agjencisë Ina.

SHPËRNDAJE