Sot rreth orëve të paraditë dridhjet e tokës e kanë kapluar edhe kryeqytetin e Shqipërisë (Tiranën). Siq njoftojnë studentët tanë atje dridhjet kanë zgjatur jo më shumë se 3 sekonda,dridhje këto të cilat kanë mundur të vërehen lehtë që do të thotë se nuk ka qenë tërmet i dobët./Betim RAMADANI

Tiranë,7 Qershor

——————————————————————————————–

Qyteti i Peshkopise tronditet nga disa lekundje te forta termeti që kanë zgjatur për disa sekonda. Epiqendra e termetit ka qene ne Kercove te Maqedonise dhe është ndjerë në verilindje të Shqiperise, ne zonen e Dibres me magnitude 4.5 balle. Nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale. Ndërkohë më herët tre lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri, por me një fuqi të vogël.

Sot paradite është regjistruar lëkundje 1.4 e shkalles Rihter ne fshatin Floq te Korces ne nje thellesi prej 14 kilometra nen toke. Nderkohe një ditë më parë Instituti i Gjeoshkences ka regjistruar lekundje termeti me fuqi 3.1 e shkalles Rihter 2 kilometra ne lindje te Patosit dhe ne nje thellesi 26 kilometra nen toke. Po të mërkurën një termet i ngjashem eshte regjistruar 1 kilometer nen toke ne hyrje te tunelit te Thirres ne Kukes. Lekundjet kane ndodhur ne disa zona shume sizmike. Nga lekundjet e fundit nuk raportohen deme materiale.

 

 

SHPËRNDAJE