Gazetari i Presheva Jone (majtas) me  Humanistin e njohur Halil Kastrati (ne mes) me gazetare dhe drejtues te Insajderit (djathtas)

 

Mirenjohje nga “Shpresa” e Bujanocit per meritat dhe kontributin e humanistit Halil Kastrati

Për aktivitetin e jashtëzakonshëm humanitar gjatë vitit 2018, organizata nga Bujanoci, ka vizituar të enjten, selinë e organizatës “Jetimët e Ballkanit” me ç’rast i ka dorëzuar Halil Kastratit mirënjohjen përmes së cilës e shpallë Kastratin si Personalitet të Vitit. Organizata jonë e falënderon organizatën “Shpresa” për mirënjohjen, duke na shërbyer si motiv për më shumë punë, njfton agjencia e lajmeve “Presheva Jone”

Halili dhe ekipi i tij ndjeheshin të lumtur që arritën ta bënë këtë. Gjatë këtij viti, 2018, shoqata ka ndihmuar në ndërtimin e 120 shtëpive. Ky është një rekord. Asnjë shoqatë nuk ka arritur ta bëjë këtë, deri më tash. Humansiti Kastarti permes agejncise s elajemeve “Presheva jone” ka feldneruar nga zemra shqoaten “Shpresa” per mirenjohjen.

Tashmë, secili prej anëtarëve të ekipit kanë rritur ambiciet për të ndihmuar më shumë skamnorët. Halili zotohej se në vitin 2019 do të ndërtojnë 400 shtëpi për nevojtarët. Ishte thellë i bindur se bamirësit do ta përkrahin për të realizuar këtë premtim.. Duke parë besimin që kanë njerëzit në Halil Kastratin dhe djemtë e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, realizimi i objektivit për ndërtimin e 400 shtëpive duke i realizueshëm.

“Presheva Jonë”: Për fund cfare mund te na thoni per shtirjen e aksionit humanitar të Shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ne Kosovë. Aktivitete, meshtetja e juaju a del edhe jashte Kosova ta zeme ne Preshevë?

KASTRATI: Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” vepron pa kufije me ndihmesa, duke dalur edhe jashte Kosovë. Deri tash nga kjo shoqate bamireve jane ndihmuar mbi 25.000 persona me pako ushimore e veshmbathje. Ku ka pasur nevoje ne kemi qene aty prezent me nihmat tona ne gjitha trojet tona etnike shqiptare si ne Kosovce, sqhiperi ashut edhe en Malit te Zi dhe Preshevë. sa i perket Presheves ne kemi nje mison aktiv atje. Edhe spe ne nga kreu i Shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” kemi pasur telashe per te kaluar ne Presheve, na anae ndalur ne kufi, por ky aktivitet humanitar megjithate nuk eshte ndalur, ka vazhduar dhe eshte prezent sot ne Luginen e Presheves permes aktivisteve tanë. Per gjitha keto ndihmesa skamnoreve , te varfurave ne nga Shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit” padyshim falenderojme dhe jemi mirënjohe fondacioneve e donatoreve te shumte, firma e biznemsen te ndryshem ne Kosove e jashte saj. Ne vecanti do te falenderoja nga zemra disporen shqiptare te cilet kur ka qene ne pyetje, nevoja per ndihma dedikuar skamnoreve, te vrafurve, cdo here kane qene dore lire, solidare. Allahu jav shprebleft ne kete dyna e n’at tjetren..

SHPËRNDAJE