Starsbourg, 17 janar -Ne seline Parlamentit Evropian, në Strasburg, gjatë ditës së sotme, është hapur e ekspozitës “Bashkëjetesa Natyrore dhe Kulturore”. Ekspozita ne fjale është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Fondacioni Kodra e drejtuar nga znj.Maria Pacolli me seli ne Lugano te Zvicres, njofton agejncia e lajemeev “Presheva Jone” nga Strasbourgu.

Ekzemplarët e ekspozuar në këtë ekspozitë arti, përfshijnë punime të përzgjedhura nga punëtoria e Muzeut Kombëtar të Republikës së Kosovës. Piktura janë sjellur nga Fondacioni Kodra, në kuadër të kësaj ekspozite. Ekspozita është mundësuar nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, në bashkëpunim me eurodeputetin Ihlan Kyuchyk.

Me kete rast znj.Pacolli permes agjencise se lajmeve “Persheva one” ka flanderuar eurdeputet dhe Paralmentin Evropian per vleresimin e Fonmdacionit “Ibrahim Kodra” dhe piktura e piktorit tone te madhe me renome boteroe te ndjerit Kodra.

 

 

Eurodeputeti, njëherësh zëvendëspresident i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropë, Ihlan Kyuchyuk Kosova, si vendi me rininë më të re në botë, është përplot energji dhe potencial. Ekspozita është rezultat i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasada e Kosovës në Bruksel, Muzeu Kombëtar i Kosovës, me punimin e Ibrahim Kodrës. Punimi i Ibrahim Kodrës, Transmeton mesazhin dhe është instrument i paqes dhe kulturës në Kosovë. Ky punim reflekton bashkëjetesën natyrore dhe kulturorë në Kosovë”

Kyuchyuk ka falënderuar të gjithë për këtë projekt, e në veçanti ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin, për mbështetjen dhe mundësimin e realizimit të kësaj ekspozite.

Gjatë hapjes së kësaj ekspozite ishte e pranishme dhe Maria Pacolli, e ftuar nga Fondacioni Kodra. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur gjatë tërë javës në hapësirat e Parlamentit Evropian.

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj ka thënë se ky projekt, tenton ta vendos shtetin e Kosovës, në vëmendje të Parlamentit Evropian.

Nikaj mes tjerash ka theksuar se gjatë këtyre ditëve, siç tha ai, ka pasur tendenca nga shteti serb për të penguar hapjen e kësaj ekspozite.

SHPËRNDAJE