Për portalin “Presheva Jonë”, ka folur kryetari i Keshillit Nacional te Shqiptareve ne Serbi, i cili ka thene se e falemderon qeverine Kurti per mjete qe i ka derguar, per tri komunat Presheve, Medvegje e Bujanoc, por nuk pajtohet me modalitetet, pasi qe sic thote z. Mustafa, i vetmi organ zyrtare per mbrojtjen dhe avancimin e te drejtave te shqiptareve ne Lugine, eshte KNSH.

Kushtrim Maliqi

“Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar kam mirëpritur e përshëndetur vendimin e Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për ndarjen e mjeteve për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në vlerë prej 500 mijë euro.
E rëndësishme është që të realizohen dhe qytetarët e Luginës të marrin ndihmën e nevojshme.
Qeveria në detyrë ka ndarë mjete në masë prej 0.021% për Luginën e Preshevës nga buxheti I Republikës së Kosovës.

Ndihma institucionale e Republikës së Kosovës, po edhe e Republikës së Shqipërisë është jo vetëm e nevojshme, por e domosdoshme, në drejtim të institucionalizimit të mbështetjes së vazhdueshme politike, administrative e buxhetore, të realizimit të të drejtave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në përputhje me kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe në bashkërendim me Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.
Ashtu siç e dini, rikujtoj Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi është I vetmi institucion legal shtetëror në Serbi që është në funksion të mbrojtjes, ruajtjes dhe avancimit të identitetit kombëtar I zgjedhur nga vetë shqiptarët në zgjedhje të drejtëpërdrejta. Ai ka mandatin për zgjedhjen e të gjitha çështjeve që janë me interes nacional të shqiptarëve në Serbi. Këshilli Kombëtar Shqiptar është I bazuar në Konventën e Këshillit të Evropës për të Drejtat Kolektive të Pakicave Kombëtare I paraparë me kompetenca në arsim, kulturë, informimit, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare.
Për ne e rëndësishme është që ndihma të mbërrijë tek shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe nuk jemi në pajtim të plotë me modalitetet administrative dhe teknike të transferimit të mjeteve për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ka mundur edhe më sigurt edhe në mënyrë adekuate të akordohen mjetet përmes KKSH.
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar vazhdimisht e zyrtarisht, qoftë nga Republika e Kosovës qoftë nga Republika e Shqipërisë të akordohen mjete nga linjat e veçanta buxhetore në masë prej 0.02%-0.05% si mjete të rregullta për të fuqizuar institucionet dhe përmirësuar pozitën shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Shpresoj të mos realizohen në këtë mënyrë sepse komunat janë në kapacitetin e komunave”, eshte shprehur z. Mustafa per “Presheva Jone”.

SHPËRNDAJE