Dark Mode Light Mode
Fillojnë talljet me foton e shtatzanisë së Beyonces (Foto)
Djali 1-vjeçar ndihmon të atin për propozimin e martesës, momenti më i ëmbël që keni parë ndonjëherë
Stankovic: Situatë e qëndrueshme e sigurisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Djali 1-vjeçar ndihmon të atin për propozimin e martesës, momenti më i ëmbël që keni parë ndonjëherë

Ky është një propozim martese që është e pamundur t’i thuash “jo”.

Në një pasdite të bukur dimri, edhe pse e mbuluar me re, Adam, Hannah, dhe djali i tyre 1-vjeçar, Jace, bënë një shëtitje përgjatë parkut në Cape Girardeau, Missouri, për të realizuar atë që Hannah kishte dëshiruar prej kohësh – një set me foto familjare.

Por pwr Hannah ishte gati një surprizë e madhe. Fotografja Lindsay Blum, e cila realizoi setin e mrekullueshëm, tregon historinë:

“Ndërsa isha duke e fotografuar familjen mbi një urë të thjeshtë, Adam i kërkoi Hannah të kthehej në makinë për të marrë një buzëkuq.

Advertisement

Në kohën që ajo u largua, Adam nxori një bluzë të stampuar në të cilën shkruhej “Do të martohesh me babin?” dhe ia veshi djalit. Pasi Hannah u kthye me buzëkuqin në dorë, Adam i kërkoi asaj të zhvishte xhaketën e djalit Jace, për të zbuluar surprizën e tij.

Pas habisë dhe lumturisë së saj, Adam u ul në gjunjë për t’i kërkuar dorën. Ishte një moment shumë i veçantë të shihje se si Adam dhe Jace i bënë një propozim aq të bukur të dashurës së tyre.”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 5 =

Previous Post

Fillojnë talljet me foton e shtatzanisë së Beyonces (Foto)

Next Post

Stankovic: Situatë e qëndrueshme e sigurisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Advertisement