vesleii111Diplomatët të cilët ishin të përfshirë në intervenimin e Perëndimit në Kosovë në vitin 1999 kanë vlerësuar situata ka pak ngjashmëri me sulmin ndaj Sirisë. Ndyrtshe mediat kosvare sot kane shkruar se ish-shfi i SHIK-ut tash serishj shefi pralamentit te Kosovës se “Krahasimi i Kosovës me Sirinë, deklarata e Kadri Veselit për fushatë”, shkruan agjncia e lajmeve “Presheva Jonë”*

Diplomatët ne Uashngton: Siria nuk krahasohet me Kosovën

“Intervenimi në Kosovë ka qenë shumë jopopullor, por mendoj se në fund ia kishte vlejtur. Edhe bashkësia ndërkombëtare mund të jetë e kënaqur që mori pjesë në atë intervenim”, ka thënë Obama në Samitin e G20 në Shën Peterburg.

“New York Times” në edicionin e vikendit ka publikuar artikullin ku shkruan se këshilltarët e Barack Obamas për çështje të sigurisë kombëtare i rekomandojnë presidentin amerikan një plan të ngjashëm të sulmit të NATO-s në Kosovë për aksion ushtarak kundër Sirisë, pa miratimin e Kombeve të Bashkuara.

Diplomatët amerikanë të njohur me situatën, theksojnë, megjithatë, se shembulli i Kosovës nuk mund të shërbej si model për Sirinë.

Terrorizmi dhe lufta në Siri tashmë është shndërruar në një shqetësim global. Madje ky problem ka prekur edhe Kosovën, pasi shumë shtetas të saj i janë bashkuar luftës në Siri. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, dje duke folur për uzurpimet e banesave në lagjen Dardania, ka deklaruar se dikujt në Kosovë po i pëlqejnë skenat e luftës në Siri.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën Jakup Krasniqi. Ai ka bërë thirrje që të mos ndjellet Siria dhe me uzurpatorët të merret ligji.

“Vërtetë, kujt po i “pëlqejnë skenat e Sirisë”?! Nuk e di kujt i drejtohet kjo, por pse nuk është vendi të thuhet e nuk ka asnjë argument, jam më se i bindur. Veç amani ju koftë, ligji le të veproj për të gjithë uzurpuesit njësoj! Mos e ndjellni Sirinë, për të cilën gjendje atje, fajin e ka Asadi! Qytetarëve që kanë vendimet e gjyqit për t’i liruar banesat nuk besoj që ju “pëlqejnë skenat e Sirisë”?! Mjaftë nga vuçiqët po na vijnë akuza të tilla. Se paku ne mos t’ua vërtetojmë?!”, ka thënë Krasniqi ndër të tjera.

Ndërkaq, për analistin Albrim Badallaj, deklaratat e tilla janë duke u bërë për shkak të rivalitetit dhe po shërbejnë si anti-fushat ndërmjet partive, pasi sipas tij, për fat të mirë, Kosova gjendet në një pozitë gjeografike e cila po të ketë tensione, reflektohet menjëherë edhe në Evropë.

SHPËRNDAJE