Strasbourg, 5 prill  -Kreu u AAK-së Ramush Haradinaj ne  je interviste ekskluzive për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ka folur për organizatën “Syri I popullit”.

Thotë se vrasja e njerëzve nuk është zgjidhje. Megjithëse pajtohet me vlerësimet e kësaj organizate.

Kjo pasi sipas Haradinajt, në Kosovë ka njerëz jobesnikë ndaj atdheut.

“Duke vrarë dikë në emër të çfarëdo të drejte nuk zgjidhen problemet. Unë pajtohem me ato vlerësime se vërtet kemi udhëheqës jo aq besnikë ndaj obligimeve ndaj atdheut, që kanë keqpërdorur, është korrupsioni dhe vetitë e këqija. Por, zgjidhja nuk gjendet duke ia shtuar edhe një problem, pra duke vrarë njerëz edhe për faktin se dënimi për dikë të ndodhë duke e vrarë është i papranueshëm, aq më pak ai vendim të ndodhë përmes grupacioneve e individëve të caktuara”.

“Unë kam bërë thirrje që kjo të ndalet, që të punojnë logjikshëm se atdheun e kemi të lodhur, popullin e kemi të lodhur mos t’ia shtojmë edhe një telashe, në vend se të ndihmojmë ta zgjidhim një listë problemesh të shqiptarëve, nuk duhet t’ia shtojmë edhe këtë”, ka thëne z.Hradinaj për “Presheva jonë”

“Ndiej dhembje dhe respekt për familjarët e dëshmorëve, për vëllain e dëshmorit Ismet Jasharit-Kumanovës dhe më vjen keq që kjo po thirret si në emër të tij, i bëj thirrje që të heqin dorë nga veprim i tillë, sepse nuk zgjidhen probleme tona kështu, përkundrazi e shtojmë dhimbjen për shqiptarët dhe në fakt përfitues do të jenë armiqtë e shqiptarëve”.

SHPËRNDAJE