Prishtinë, 06 Shtator 2015   -Leme Xhema është shumë e gëzuar që ka ardhur përsëri në Kosovë. Madje ajo u prit me flamur kuqezi, surle e tupanë me vallen preshevare në Fushë Kosovë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Ish-drejtoresha e PTK-së, e dënuar në mungesë e deri vonë ishte në kërkim nga Prishtina, dhe pasi Interpol e heq nga lista, ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me drejtësinë. E dënuara për shpërdorim të detyrës zyrtare i ka arsyetuar veprimet që i kishte bërë.

 

Leme Xhema ishte e shoqëruar edhe nga avokati i saj, Tomë Gashi, i cili ka deklaruar se klientja e tij, nuk i është shmangur drejtësisë.

Këto deklarata, ish-drejtoresha e PTK-së, i ka bërë në Fushë Kosovë, nga ku e ka kërkuar votën e qytetarëve të Medvegjës që jetojnë në këtë qytet, pasi ajo do të garojë në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më 13 shtator në Medvegjë.

Image associée

Bashkë me të u panë edhe liderë të tjerë të Kosovës Lindore të koalicionit PVD – UDSH.

Ndërkaq, Leme Xhema që ishte drejtoreshë shumëvjeçare e PTK-së, më 2011 u dënua kot me tre vjet heqje lirie nën akuzën “për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe hyrjes në kontratë të dëmshme” shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Transferimi prej 300 mijë eurosh që e kishte bërë Leme Xhema gjatë kohës që ushtronte pozitën e drejtoreshës së PTK-së, i kishte krijuar përfitim të paligjshëm kompanisë “Norway Invest”, ku ajo kishte punuar më parë.

SHPËRNDAJE