Revista serbe “Ekspres” në numrin më të ri ka shkruar se zgjidhja e pranueshme edhe për serbët edhe për shqiptarët është shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Presheva për Mitrovicë” eshte ky titulli i gazets serbe “Express”-ishkruan se ideja për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, ku Lugina e Preshevës do të jepej për veriun e Kosovës, ndoshta nuk është reale, por, sipas pohimeve nga Beogradi, deri vonë ishte e pranueshme për të dy palët, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Vetëm në 100 vjetët e fundit kufijtë e Evropës kanë ndryshuar të paktën 37 herë”, thuhet në analizën e kësaj reviste.

Sipas saj, shtetet ndahen, copëtohen, por edhe bashkohen. “Krijojnë aleanca dhe luftojnë njëri me tjetrin” shkruan kjo javore duk e pyetur pse për Perëndimin ndryshimi i kufijve në Ballkan është temë tabu”,

Ideja e shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ekziston që nga paslufta e vitit 1999. Megjithatë, në vazhdimësi politika kosovare e ka hedhur poshtë këtë ide. Më i zëshëm dhe i vetmi në Kosovë për shkëmbim të territorit ndërmjet dy vendeve, është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili është edhe kryetar i Gjilanit.

“Këmbimi i territoreve do të ishte hap drejt ndarjes etnike, të cilën serbët nga veriu dhe shqiptarët nga jugu, që në ato rajone e bëjnë shumicën, me siguri se do ta pranonin me gëzim porse ata nuk pyeten”, se “shqiptarët do ta pranonin këtë ide sikur të bisedonin për të pa mentorët e tyre”. E mentorët e tyre, sipas tij, edhe më tej nuk e duan ndryshimin e kufijve.

Ndarja apo shkëmbimi i territoreve ndërmjet dy vendeve është hedhur poshtë edhe nga fuqitë botërore të përfshira në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

SHPËRNDAJE