Në një intervistë për Agjencinë Informative Kombëtare “Presheva Jonë”  ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës znj.Carla del Ponte tregohet më e “butë” dhe më  matur në fjalorin e saj kur flet për raportin e Dick Marty dhe për dyshimet e saja të shprehura në librin e saj “Gjuetia….” i cili bëri jehonë pas botimit të saj

 

Intervistë ekskluzive me Carla del Ponten, ish-kryeprokuroren e TPI-së në Hagë 

Gjenevë/ONU, 5 prill / AIK-Presheva Jonë

 

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Karla del Ponte shpreh dëshirën e saj që të prijë ekipit hetues në Kosovë

Presheva Jonë:   Fillimisht znj.Del Ponte një pyetje aktuale. Raporti i Dick Marty ka bërë jehonë si në mediat ashtu edhe në qarqet ndërkombëtare. Ky raport po ashtu ka pasur edhe kundërshti dhe është konsideruar spekulativ dhe jo serioz sidomos nga pala shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë. Mendimi juaj rreth këtij raporti i cili më pastaj gjeti mbështetje edhe nga rezoluta  e miratuar nga KE në Strasburg ?

CARLA DEL PONTE : Të dhënat  e raportit që përmendët, unë, siq e dini, kam nisur hetimet edhe në kohën kur isha kryeprokurore e TPI-së në Hagë , por nuk kam mundur ti vazhdoje hetuesin për  arësye të ndryshme. Siq   e dini kam pasur edhe kritka e vërejtje ndaj disa gjërave që kisha vënë unë në librin tim. Raportin e Dick Marty e kam lexuar me mjaft kujdes ku kam vërejetur disa gjëra interesante dhe të ngjajshme që edhe unë pajtohem, por aty kam hasur edhe në shumë gjëra të reja që unë nuk kam ditur deri para daljes pubilke të ketij raporti. Dhe pas gjtha këtyre dëshmive, dyshimeve ne  duhet filluar një hetuesi në rajon sepse në Kosovë ka pasur trafiqe  organesh. Prandaj edhe duhet një hetuesi nga një ekip plotësisht i pavarur për të zhvilluar anketë   në Kosovë e më gjerë. Dhe nëse paska pasur trafiqe organesh dikush duhet të jetë përgjegjës dhe ata duhet gjetur ku janë e ku s’janë.

 

Presheva Jonë:   Zonja del Ponte lufta u krye në Kosovë qe dhjet vite  e më shumë dhe në këto vitet e fundit  Kosova ka qenë  e blinduar nga policia ndërkombëtare dhe vendore nga ajo lokale deri tek Interpol-i dhe si tash dikujt  ju n’tek të bëjë hetime pas shpalljes së pamvarësis së Kosovës, kur Kosova nisi  mirë të integrohej  në BE dhe insitucionet tjera ndërkombëtare. Me këto që tham deri tash dmth ju s’paskeni fare besim në policnë e OKB-së, atë të Eulex-it dhe ndërkombëtarët në Kosovë, është apo s’është kështu  ?

 

CARLA DEL PONTE :  Hetuesit duhet të bëhen nga kushdo qoftë dhe këto anketa duhet të jenë të pamvarura plotësishtë. Për cka nevoitet një ekip, instrumente të nevojshme për me i dal në krye kësaj afere në Kosovë dhe natyrisht në bashkepunim me Kosovën dhe jashta saj. Unë nuk di, nuk di… për atë se kemi apo jo besim në policinë e EULEX-it , por cka mund të themë këtu se Dick Marty është ai që dyshon në këtë strkturë policore të Eulex-it dhe sipas të cilit kjo polici nuk është e aftë dhe nuk është në gjendje dhe efikase të bëjë një punë korrekte dhe të vëhet në dispozicion të mbrojtjes së dëshmitarëve.

 

Presheva Jonë:  Ju ishit  kryeprokurore e TPI-së për  gati nëntë vite, komuniteti ndërkombëtar ka  bashkëpunar vazhdimisht  me Hashim Thaçin, emri i të cilit pëmendet në raport, pastaj me krerët e qeverisë së Kosovës ish-komandantë të UCK-së… Po  pse atëherë nuk bëtë hetime më herët apo pse nuk arrestuat dikë sa ishit ju në funksion të kësaj gjykate ndërkombëtare, por  tash  pas pavarësis së Kosovës polli një gjë  e tillë edhe ate me një raport të Dick Marty, raport ky i cili nga  liderët dhe shqiptarët është cilësuar si spekulativ dhe i një anshëm ?

 

CARLA DEL PONTE :  Jo, jo.. unë nuk kam përmedur në lirbrin tim Hashim Thaqin dhe nuk inplikoj atë në tarfik organesh. Nëse ka përmendur dikush, emrin e Hashim Thaçit, ai është Dick Marty. Për mua zoti Thaçi s’ka të bëjë asgjë me këtë aferë. As unë vet nuk di kush duhet implikuar në këtë aferë, por thuhet se këtu ishte e implikuar UCK që padyshim do të kapte, përfshinte disa persona.

 

Presheva Jonë:    Dmth-në ju Thaçin nuk e akuzoni, ai është i pastër ?

CARLA DEL PONTE : Jo, jo asesi nuk e akuzojmë  bile me të njihem nga Dejtoni, atje jemi takuar e kemi biseduar.

 

Presheva Jonë:   Ok, shumë mirë, atëherë shkojmë më tutje znj.Del Ponte…Më kujtohet si sot intervista e fundit me ju, kur patët thënë se nuk do të lë TPI-në pa arrestuar gjitha peshqit e mëdhnenj
ë, dmth kriminelët në ballkan apo ? Por ky Mlladiqi, dhe  kriminelet tjerë  serbe që shetisin në Beograd janë peshqi të vegjël ?

CARLA DEL PONTE :  Pajtohem me ju se Mladiç nuk është peshk i vogël, bile shume i madhë. Mladiçi i cili gjithnjë  gjendet në ikje këtu Beogradi me dashtë mund ta zënë dhe  duhet të tregohet më kooperativ me TPI-në dhe duhet justifikoj  inkuadrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Karaxhiqin e kanë arrestuar por vullnetë të tillë të mirë politik duhet të tregojë Beogradi edhe me arestimin e Mlladiçit dhe gjejnë ku është e ku s’është dhe unë jam  e sigurt se ai është dikund në Serbi dhe tash Beogradi duhet ta tregoj veten..Besoj se do ta gjejnë një ditë dhe pse ai por provon gjithnjë të fshihet nga një pjesë e popullatës dhe po strehohet nga shtëpia në shtëpi. Edhe këto ikje të Mlladiçit një ditë do ta kenë fundin e vetë dhe ai do të jetë vizitori i radhës në Hagë.

 

Ministri serb Jeremic ne Gjenevë ja ka futur kot për Tiranën…

 

Presheva Jonë:   Pas daljes në sipërfaqe të raportit tër Dicka Marty flitet me të madhe rreth një « shtëpie të verdhë » çka edhe pronarin e saj e ka shqetësur spekulimet rreth saj i cili ka ngritur edhe një ankesë kundër Dick Marty. Në anën tjetër ministri serb Jeremic në Gjenevë ka implikuar edhe Tiranën zyrtare në këtë aferë të trafikut të organeve. Pse bash Tirana ?

 

CARLA DEL PONTE :  Nuk duhet të meremi me sypozime. Minsitri serb Jeremiq duke implikuar Tiranën mund të ja ketë futur kot. Por mos harroni se  ekziston kjo shtëpi e  verdhë, ne kemi qenë aty dhe  e dim se cfarë ka ndodhur aty, ne kemi bërë hetime dhe se kjo aferë s’ka të bëjë asgjë me Shqipërinë apo me Tiranën..përkundrazi Tirana ka ofruar bashkëpunim në këtë drejtim. Pra për t’i hedhur poshtë gjita këto se janë apo s’janë spekulime e bëjmë një anketë, kush dhe cili ka gishta në këtë aferë të trafikut të organeve në Kosovë dhe pikë. Prandaj edhe njerzit mund të akuzojnë kë të duan, por s’është ashtu. Prandaj edhe nevoitet nje hetuesi në rajon. Po i kthehem Thaçit ai ka deklaruar se nuk ndihet fajtor dhe ai në këtë drejtim nuk është plotësisht i pafajshëm dhe ne i besojmë atij dhe ai do të jetë në të ardhmen personi numër një me të cilin duhet bashkëpunuar për ndriqimi e këtyre hetuesive.

 

Presheva Jonë:   Nga përgjigjet e juaj kam përshtypjen se ju keni deshirë t’i prini këtyre hetuesive në Kosovë. Me që tash jeni në pension, mendoni se jeni e gatshme të kryeni një mison të tillë , a nuk jeni lodhur ende ?

 

CARLA DEL PONTE :  Po natyrish pas mbarimit të mandatit tim si ambasadore edhe pse jam në pension  pa dyshim kam dëshirë unë të jem në krye të këtyre hetuesive për  trafik organesh  në Kosovë pasi unë jam ajo që e kam nisur dhe unë kam dëshirë t’ia dal në fund.

 

Presheva Jonë:   Ok, po e zëmë se u themelua kjo gjykatë, siq e quani ju  të pavaruar, por kush duhet të qëndroj mbrapa apo nga kush ju pritni mbështeje diplomatike dhe pse jo ekonomike sepse aty padyshim nevoiten edhe një thes para me bërë hetime apo jo ?

CARLA DEL PONTE : Po, ne llogarisim të na mbështet padyshim Këshilli i Sigurimit të OKB-së  dhe këto hetime mund të bëhen në bashkëpunim me autoritet në Prishtinë e gjithsesi me policinë e  Eulexit..dhe kjo kërkon angazhim dhe masa të rrepta speciale për të nisur punën ky mision.

 

Presheva Jonë:   Po  po cfarë po ndodhë me cëshjen e ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt i…Ai lirohet, kthehet, del e hynë në Hagë,  merret nga ata të Hagës kur t’i teket.. Kemi një përshtypje se kjo gjykatë tashmë eshtë  bërë sikur Migro-s dalin e hyjnë njerzit   ?

 

CARLA DEL PONTE :  Nuk di se cfarë po ndohë me të ..vëtë ai doli njëherë në mungesë të provave , që sipas meje ai  s’eshte dashur të lirohet. Por sidoqoftë ai sërish u kthye pasi që dikur nuk posedonim prova të mjafteshme , cka deshmitarët mungonin apo nuk dëshironin të dëshmojnë kundër tij  dhe ai lirohet. Por , tash  presim se cfarë tregon procesi i ri kundër tij…

 

Presheva Jonë:    Znj.Del ponte keni liruar e arrestuar kriminle e te pafajshëm para jush kemi pasur kryesisht njerez të aferave të ndryshme, kriminelë e diktator . Cili ju ka befasur apo  ka qenë skup për juve si kreprokurore e TPI-së ?

 

CARLA DEL PONTE :  Puna si kreprokurore aq sa interesante që është po aq është  edhe e vështir

SHPËRNDAJE