Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fatmir Limaj ka thënë se e drejta kushtetuese ka fituar me rastin e largimit të presidentit Behgjet Pacolli nga presidenca. Ai ka thënë se në këtë situatë nuk ka as humbës dhe as fitues, por ka përsëritur fuqishëm qëndrimin se vendit nuk i duhet aspak koalicioni i PDK-së me AKR-në.

Ai citohet të ketë thënë se PDK-ja duhet që ta diskutojë në organet e veta vendimin e Gjykatës, dhe jo këtë të bëjë një individ i vetëm. Gjithsesi, për gjithçka që ndodhë, ai e ka bërë përgjegjës kryeministrin Hashim Thaçi.

Ndërkohë, ai ka thënë se PDK-ja e ka humbur rastin shumë të mirë që ta bëjë Jakup Krasniqin president, sepse sipas tij, me 7 % të votave, Behgjet Pacolli nuk meriton më shumë sesa postin e Ministrit të Jashtëm.

I pyetur për mundësinë e kandidimit të Adem Demaçit për president, ai ka thënë se Demaçi është një personalitet që e unifikon popullin. Limaj gjithashtu ka pohuar se askujt nuk i konvenon që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

SHPËRNDAJE