de-biazi-albania-20141

Ndeshja speciale për Gianni De Biasi-n po afron. Në mars trajneri i Shqipërisë do të sfidojë skuadrën e vendlindjes, të cilën pas “Euro 2016”-ës e pati vetëm një hap larg. I ndodhur në Potenza, mbrëmjen e së premtes, ku është vlerësuar me çmimin “Alfredo Mancinelli”, italiani i kombëtares kuqezi ka folur edhe për sfidën e 24 marsit ndaj Italisë në Palermo në kuadër të kualifikueseve “Rusia 2018”.  “Këtë verë isha shumë afër stolit të Italisë, dhe për një italian të drejtojë kombëtaren besoj se është diçka e jashtëzakonshme. Sot Italia është në duar të mira dhe Ventura me siguri do të bëjë mirë, ka dhënë sinjalet e para dhe është në rrugën e duhur”, u shpreh trajneri i Shqipërisë.

 

Sfida me axurrët, për De Biasi-n, do të jetë një ndeshje e shumë e veçantë, sepse do ta përballë me kombëtaren e vendit të tij, për më tepër që në lojë është kualifikimi për Botërorin: “Do të përpiqemi të japim maksimumin, sigurisht do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat, por me zhvillime specifike. Italianët, kur katapultohen në një vend tjetër – shtoi ai – ia dalin gjithmonë të nxjerrin diçka të mirë: ne kemi diçka më shumë, ndoshta kujdesin për detajet, ndoshta për palestrën që bëjmë çdo ditë, me gazetarët dhe me lëvizjen futbollistike”, theksoi 65-vjeçari nga Sarmede.

 

De Biasi gjithashtu ka kërkuar më shumë vëmendje nga drejtuesit e futbollit në Itali:“Unë kam bërë mirë në Shqipëri – vijoi – ndoshta sepse kam pasur një seri kushtesh të veçanta, por edhe sepse kemi vendosur zemrën që është dhe profesionalzimi i shumë trajnerëve italianë që janë të angazhuar jashtë kufijve të vendit. Ndoshta ky do të ishte momenti për të reflektuar, për të qenë më të duruar dhe të vlerësojmë më shumë trajnerët italianë, që në nivelin ndërkombëtar nuk vijnë pas askujt”.

 

SHPËRNDAJE