Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Xhani de Biasi ka shpallur emëroren e futbollistëve, me të cilët do t’i kundërvihet Katarit dhe Iranit në dy ndeshjet miqësore që do të zhvillohen gjatë këtij muaji, më saktësisht më 25 dhe 27 maj.
Në mesin e 22 futbollistëve të ftuar janë edhe tre kosovarë të rinj, për të cilët ky do të jetë grumbullimi i parë në fanellën kuqezi. Janë këta portieri i Kalmarit, Etrit Berisha, mbrojtësi i Grojter Furthit, Mërgim Mavraj dhe mesfushori i Grashpoersit, Mërgim Brahimi.

Emërorja e kombëtares shqiptare:
1.Shpetim Mocka
2.Etrit Berisha
3.Orges Shehi
4.Tefik Osmani
5.Lorik Cana
6.Armend Dallku
7.Admir Teli
8.Franc Veliu
9.Mergim Mavraj
10.Andi Lila
11.Mergim Brahimi
12.Ervin Bulku
13.Sabien Lilaj
14.Gjergj Muzaka
15.Jahmir Hyka
16.Emiljano Vila
17.Ansi Agolli
18.Elis Bakaj
19.Erjon Bogdani
20.Edgar Çani
21.Armando Sadiku
22.Hair Zeqiri

SHPËRNDAJE