Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se Brukseli nuk mund ta detyrojë Serbinë që të pranojë pavarësinë e Kosovës, dhe se ndarjen e saj e sheh si të vetmen zgjidhje të mundshme dhe reale.
“Mendoj se ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme reale dhe jam i sigurt se atë do ta pranonin edhe shqiptarët në Prishtinë. Mirëpo, shtrohet pyetja nëse një gjë e tillë mund të shkaktojë protesta në rajon”, ka thënë Dacic, raporton Rel.
“Në këtë fazë është e pranueshme gjithçka që nuk është pranim i pavarësisë së njëanshme të Kosovës. Brukseli nuk mund të na detyrojë të njohim pavarësinë e saj”, ka thënë Dacic, duke shtuar se “Kosovën nuk e kanë pranuar as pesë vende të Bashkimit Evropian”.
Sipas tij, tani duhet të çtensionohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe deri në anëtarësimin e kësaj të fundit në BE, duhet të gjenden zgjidhje të qëndrueshme, që nuk nënkuptojnë njohje. /Telegrafi/
SERBIA E MADHE FAKTOR DESTABILIZUES NË BALLKAN
Isuf Bajrami
Tendencat e Serbis për ndarjen e Kosovës është në
vazhden e ndrryshimeve gjeopolitike që kanë ndodhur në të kaluarën dhe në kohët
e fundit në Ballkan, janë si rjedhojë e aspiratave të saj territoriale për një
Serbi të Mashe! Është e kuptueshme se, çdo shtet në rajon ka synuar që të
përfshijë sa më tepër vend por, natyrisht, këtë është munduar ta realizojë në
mënyrë diplomatike, por jo edhe Serbia çdoherë. Ky “shtet” i dhunshëm i
pozicionuar në pjesën qendrore të Ballkanit, asnjëherë nuk ka qenë i kënaqur me
hapësirën e uzurpuar nga shqiptarët që pat përfshirë brenda kufijve të saj.
Duke e përkrahur idenë për krijimin e një Serbie
të Madhe, ka qenë burimi kryesor i paraqitjes së shumë konflikteve dhe
luftërave të armatosura gjatë dy shekujve të fundit.
Karakteristika kryesore e pretendimeve dhe e
politikës Serbe gjatë kësaj periudhe ka qenë mosdurimi ndaj nacionaliteteve dhe
përkatësive të tjera fetare.
Është
i paktë numri i shteteve në Evropë, të cilët prej vitit 1875 gjer më sot
të kenë shkaktuar kaqë konflikte të armatosura, dhe që, prej vitit 1804
(Kryengritja e parë serbe) gjer më 1991, për shumë herë ta ketë zgjeruar
territorin e vet me dhunë ndaj të tjerëve edhe prap të mos jetë e ngopur!!!Nga kjo shihet se konfliktbërës, në të
kaluarën e në kohët e fundit, është vetëm Serbia e udhëhequr me politikën e vet
nacionalshoviniste e ekspanzioniste.
Gjithashtu, më duhet të theksoj se nuk ka shtete
dhe popuj fqinjë në rajon me të cilin nuk kanë luftuar serbët dhe që nuk i kanë
marë territor gjatë dy shekujve të fundit.
Serbia e Madhe vazhdimisht ka patur një qëndrim
diskriminues bile edhe racist ndaj grupeve etnike dhe pakicave kombëtare brenda
territorit të Serbis së Madhe. Rast i këtillë është me Shqiptarët, Hungarezët,
Gjermanët dhe me Turqit e muslimanët e Bosnës dhe në Sanxhak e në Malin e Zi.
Brenda kufijve të dhunshëm të saj është bërë edhe
spastrim etnik.
Asnjëherë territori serb nuk ka qenë i rrezikuar
nga vendet fqinj, por gjithmonë ka ndodhë e kundërta, vendet fqinj kanë qenë të
rrezikuar nga Serbia e Madhe.
Gjilan,23.09.2012
E honksh lucin tond mor qen bir qeni po cili esht aj shqiptar qe do ta pranoj ndarjen e kosoves o qen
Ja qifsha mamin edhe dadat kush ka than me da Kosoven e madhe etnike.Edhe nuk ka ndarje te Kosoves.