Se a gjendet në Kosovë Naser Kelmendi, siq shkruajnë mediat serbe z.Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës i ka deklaruar sot “Presheva Jonë”  se “mediat mund të shkruajnë cfarë të duan, por sikur të jet në Kosovë, ne sigurisht do të merreshim me të…”

 

Lion, 22 shtator

 

EMRI I NASER KELMENDIT NGA PEJA NUK FIGURON NË LISTËN (WANTED) E INTERPOL-it


Se si i komentojnë disa shkrime në mediat ballkanike që flasin herë për hetuesi, herë për kërkimin  e herë për dështime të policisë për arrestimin biznismenit të njohur  kosovare nga Peja, Naser Kelmendi, zyrtarët e Interpol-it nuk kanë deshur të komentojnë, njofton agjenca nfomative “Presheva Jonë”.   “Nëse nga INTERPOL-i është kërkuar ta fusë në  “listën e kuqe” në përgjigje të një urdhër-arresti, informacioni do të dërgohet për të gjitha 190 vendet anëtare tona…”, njofton Interpol

 

Nëse në “listën e kuqe” nuk  figuron emri i personit në fjalë ,  atëherë kjo është ose për shkak se nuk është lëshuar flet-arrest për të,  ose vendi i origjinës ka kërkuar që të mos bëhet  publik.

Pra, biznismeni shqiptarë nga Peja Naser Kelmendi, kuptojmë se ai nuk kërkohet direkt  nga Interpol-i, por nga policia rajonale ku ai vepron, ndryshe ai do të ishte në listën e qindrave të kërkuarve nga Interpoli-i në ballkan apo do të arrestohej kaherë.  Njoftimet nga “lista e  kuqe” janë një nga mënyrat në të cilat INTERPOL-i informon 190 vende,  anëtare të saj, se një urdhër-arrest është lëshuar për një individ nga një autoritet gjyqësor. Pra, kjo nuk do të ishte një urdhër-arresti ndërkombëtar, pohojnë burimet nga Interpol-i.

 

Policia e Kosovës: Naser Kelmendi, nuk gjendet në Kosovë

 

Rreth rastit të Naser Kelemendit Inteprol-i i ka shkruar sot agjencisë informative “Presheva Jonë” se lidhur me personin në fjalë më gjerësisht  mund të dijnë autoritetet lokale, ku mund të dyshohet se ndaj tij zhvillohen hetuesi. Nga kjo del se Naser Kelmendi, kërkohet nga policia lokale, sidomos ajo në Serbi dhe Bosnjë se sa Interpol-i.

 

Flitet se Naser Kelmendi nga Bosna paska dalur në Potgoricë, cka nga aty paska depërtuar në Pejë, në vendlindjen e tij. Se a gjendet në Kosovë Naser Kelemendi, siq shkruajnë mediat serbe z.Baki Kelani, zëdhënës i policisë së Kosovës i ka deklaruar sot “Presheva Jonë”  se “mediat mund të shkruajnë cfarë të duan, por sikur të jet në Kosovë, ne sigurisht do të merreshim me të…”

 

Në raport me Interpoli-n dhe Naser Kelmendin mësojmë vetëm këtë gjë se Federata e Bosnjës, përkatësisht policia e këtij vendi  (SIPA) në vitin 2008 në Lion të Francës i paskan prezentuar  Interpol-it një dosje mbi  “historinë e tij..” (Federation of BiH (FBiH) police officials say their colleagues across Europe are acquainted with his history; SIPA officials gave a presentation on Kelmendi to Interpol in Lyon, France in 2008)

 

GAZETAT SERBE EMRIN E KELMENDIT E LIDHIN ME KONTRIBUESIN MË TË MADH TË SHKËPUTJES SË MALIT TË ZI NGA SERBIA DHE FINANCUES KRYESOR I AAK-së SË RAMUSH HARADINAJT

 

Sa i përket rastiti të biznismneti kosovarë Naser Kelemendi ku kohëve të fundit shkrimet më të dendura janë në mediat boshnjake, kupto serbe, për shkak se ai konsiderohet si kontribues i pamvarësimit të  Malit të Zi, kupto shkëputjes së saj nga Serbia.  Dhe krejt normale do të thoshte ndokush dhe mëse e  kuptueshme do të ishte, pse mediat serbe janë aq të zhurmshme me shkrimet e tyre, nga të cilat me të madhe e kërkohet koka e tij. Madje sipas mediave serbe Kelmendi qenka financuesi kryesor i AAK-së së Ramush Haradinajt.

 

Sidoqoftë, nga burimet e Interpol-it mësojmë se, në nenin numër 3 të Kushtetutës së Interpol-it shpjeghohet qarte se “asnjë vend në botë, anëtare e organizatës së Interpol-it nuk ka të drejtë arrestimin  e personave  me motive politike apo raciale…”. Te rasti Naser Kelmendi, nëse  bëhetet fjalë vërtetë për implikimin e tij në krimin e organizuar, atëherë fjalën padyshim duhet lënë drejtësisë.

SHPËRNDAJE