Preshevë, 23 shtator  -Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç tha se në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka zhvilluar bisedime me përfaqësues të vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli duket se ka pasur një debat të ashpër me homologun e tij serb, Ivica Daçiq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ishte Daçiq ai që ditë më parë e akuzoi Pacollin se po gënjen me deklaratat e tij se Kosova i ka votat për anëtarësim në UNESCO.

Daçiç tha se në selinë e OKB-së u takua edhe me Ministrin e Jashtëm të Kosovës z.Behgjet Pacollin me te cilin e kemi nderruar ca fjalë, njofton B92, transemton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.  Minsitri serb Dacic  kam phuar se “kam takuar Pacollin i cili më pyeti se pse i kam thënë që po rren…” (“Dačić: Pacoli laže da imaju dovoljan broj glasova za članstvo u Unesko“)

Pacolli dhe Daçiq janë takuar gjatë qëndrimit në Njo Jork, dhe ministri Pacolli e ka pyetur Daçiqin pse i ka bërë ato deklarime.

“Në selinë e Kombeve të Bashkuara u takuam me ministrin e jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ai më pyeti se pse thashë se po gënjen”, deklaroi Daçiq.

Ministri i jashtëm serb gjithashtu ka deklaruar se zyrtarët e Kosovës po japin të dhëna jo të sakta për njohjet, duke e marrë shembullin e Republikës së Mauritiusit.

“Përfaqësuesit e Kosovës për shkak të arsyeve të tyre të brendshme politike japin të dhëna jo të sakta. Siç është rasti me të dhënat se Mauritania e ka njohur Kosovën. Menjëherë i kam thirrur përfaqësuesit e qeevrisë së Mauritanisë, me të cilët kam marrëdhënie të mira. Serbia e mbështet Mauritaninë në rastin e integritetit territorial dhe i është bashkuar në deklarimet e tyre dhe rezolutat e OKB-së. Në bisedë më kanë thënë që nuk kanë ndryshim të qëndrimit”, shtoi ministri serb.

Ai gjithashtu foli edhe për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke deklaruar se Kosova nuk do ta mposht Serbinë në asamblenë e përgjithshme, nëse veç vendos të aplikojë.

“Me sigurinë e plotë mund të them, edhe pse nuk e di nëse do të aplikojnë, se Kosova nuk do ta mposht Serbinë në asamblenë gjenerale të Unescos në nëntor”, përfundoi Ivica Daçiq.

Ndryshe, qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim zyrtar nëse do të aplikohet për anëtarësim në UNESCO këtë vit.

 

 

 

 

SHPËRNDAJE