Babai i futbollistit kualitativ shqiptarë, Valon Behrami i cili karrierën e tij për kombëtare kishte vendosur ta zhvillonte me Zvicrën, përkundër dëshirës së madhe të gjithë shqiptarëve nëpër botë, që Valonin ta shihnin në fillim duke e djerësitur bluzën kuq e zi, e pastaj edhe atë të Kosovës, por, ai i kishte refuzuar të dyat, madje sipas informacioneve që qarkullonin në ato kohra, thuhej se ka qenë pikërishtë familja Behrami, pra Valoni bashkë me Ragipin që kishin marrë “mision” që t’i bindnin edhe shqiptarë tjerë që të mos e “tradhëtonin” Zvicrën, deri këtu edhe mund të jemi në rregull, nëse supozojmë se këta janë tëpër profesionist dhe nuk ndikohen nga gjëtar tjera.

Por, sot kur Federata e Futbollit te Kosoves merr një vendim i cili duhet duartrokitur, pra ate per punësimin e trainerit te grupmoshave U21, nje gjerman, per të përfituar edhe nga pervoja e tij, papritmas na shfaqet ne skene Ragipi, kesaj rradhe si patriot i pashoq. Ai kritikon FFK-në sesi nuk e paskan marrë një trainer shqiptarë, po kanë shkuar ta marrin të huajin.

“Kam pritur të emërohet ndonjë trajner si Shefki Kuqi, një ish futbollist me karrierë të hatashme. Kosova ka trajnerë të mjaftueshëm për postin e selektorit te U21. Përpos Kuqit, e kemi Ardian Koznikun, Kujtim Shalën, Lorik Canën, etj. Vetëm brenda Kosovës ka trajnerë që kanë mundur ta marrin këtë pozitë dhe ta kryejnë me sukses e profesionalizëm punën, si Ismet Munishi, Afrim Tovërlani apo Gani Sejdiu, etj. Pra jam i habitur me këtë zgjedhje të FFK-së, e cila ka të drejt të zgjedh, dhe mbetet të shihet nëse zgjedhja ishte e duhur”, tha Behrami për Gazetën Express.

Kjo shfaqie me kete deklarate e z. Behrami kaq papritur e kaq e quditshne, na bene te mendojme se ai eshte ne kerkim te nje pune te re per djalin Valonin, e mesa duket ia ka mesyer atdheut, zërit të të cilit nuk iu ishte përgjigjur në kohrat më të vështira.

SHPËRNDAJE