Ideologu i Vetëvendosjes dhe miku i ngushtë i Albin Kurtit, filozofi Hysamedin Feraj që garon për deputet në këto zgjedhje ka fyer sonte rëndë mediat e Kosovës dhe qytetarët e Prishtinës, pas asaj çfarë i ndodhi kreut të Vetëvendosjes në Mitrovicë.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se çlirimi i veriut nisë me çlirimin e Prishtinës nga bandat serbofile, duke i trajtuar prishtinasit si serbofil.

Deklarata e plotë e Hysamedin Ferajt në Facebook:

Radha e gjërave:
Çlirimi i Veriut nga bandat serbe nis me çlirimin e Prishtinës prej bandave serbofile. Heqja e bandave serbofile nga qeveria dhe institucionet nis me shkarkimin e tyre prej votës popullore. Në fund, media pushon ta flas shqip serbishten e Vuçiqit.
E atëherë nis dhe flitet Shqip.

SHPËRNDAJE