Delegacioni nga Presheva, perfaqesues nga Lugina javen tjeter ne udhetim zyrtar per Amerikë

Preshevë, 11 maj  -“Liderët e Presheves se shpejti udhëtojne per ne SHBA, konsultime rreth bashkimit me Kosovën..” shkroi para nje jave agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve te saja diplomatike. Agjencia ne fjale po ashtu shkroi se vizita e liderëve nga Presheva ne Amerike do te mbahet “top secret” deri me 10 maj. Mu sot nga Presheva u konfirmua edhe zyrtarisht se lideret nga Lugina do te udhtojnë per Amerikë.

Kerkesa e shiptareve te Lugines se Presheves te pefshihen ne procesin e dialogut te Kosoves dhe Serbisë ne Bruksel sikur edhe bashk


Ja agjenda e takimeve te delegacionit nga Presheva me zyrtaret e larte amerikan. Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani do t’i prijne delegacionit nga Presheva për në SHBA

Lideri Albanaca sa juga Srbije. Foto: S.Tasić/OK RadioBashkimi me Kosoven, nuk jane kerkesa te reja, ato datojne qe nga 1999, rrespektivisht 2013 kur nisi procesi i dialogut, pas nenshkrimit te marrëveshjes mes ish-shefave te diplomaciove serbe dhe kosovare Hashim Thacit dhe Ivica Dacicit. Pas mungesës së perfshirjes se Luginës së Preshevës në Rambuje, në Vjenë dhe në dialogun «teknik» të Brukselit, duket se ka ardhur koha qe edhe shqiptaret e Luginës se Presheves, sikur serbet e Veriut,  të jenë temë në dialogun e marrëveshjes finale midis Kosovës dhe Serbisë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të zhvillohen takime të rëndësishme me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë dhe Këshillit Kombëtarë të Sigurisë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe realizimi i takimeve të shumta me personalitete dhe përfaqësues të ndryshëm të SHBA-së do të jetë mundësi e mirë e diskutimit për Luginën e Preshevës, situatën politike dhe ngecjen e realizimit të plotë të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

“Gjatë qëndrimit në SHBA, Delegacioni nga Lugina e Preshevës në të cilin merr pjesë edhe kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa, do të takojë edhe përfaqësuesit e Komisioneve për të Drejtat e njeriut, Komitetit të Helsinkit në Kongresin Amerikan dhe me ish Kongresistë e Senatorë Amerikan…” ka thëne për agjencine e aljemeve “Presheva Jonë” z.Kamberi

SHBA është dhe do të mbetet faktori kryesorë i ruajtjes, kultivimit dhe avancimit të paqës në botë në përgjithësi e në Ballkanin Perëndimor në veçanti.

SHPËRNDAJE