Armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë, Shpend Maxhuni.

Sikurse shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni, edhe babai i tij, Enveri, ka qenë polic i Kosovës për një kohë të gjatë, shkruan sot koha. Djali i dytë i shefit të AKI-së, me inicialet Sh.M., është zënë me narkotikë e armë pa leje javën e kaluar, në Matiqan të Prishtinës.

Ndonëse Policia e Kosovës kishte bërë kallëzim penal për dy të rinjtë, përkatësisht për Sh.M. dhe kushëririn e tij R.M., kallëzimi penal nuk është proceduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

SHPËRNDAJE