Kryetari aktual i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, po përjeton “mundimin” dhe “kokëçarjen” më të madhe të tijën që prej ardhjes në Preshevë, gjegjësisht prej kyçjes së tij në skenën politike. Realisht, që prej paraqitjeve të tija të para, para opinionit sikur drejtpërdrejt nëpër tubime, ashtu edhe vizualishtë përmes paraqitjeve televizive, kryetari Arifi gjithnjë ka qenë një person i pa edukatë, megaloman dhe injorant në formën e vetë.

Asnjëherë, prej momentit që kam arritur ta kuptojë mënyrën se si funksionon ky njeri, nuk kam pasur mundësi ta marrë vesh arsyen e vërtetë e cila i bënë përkrahësit e tij, që ti qëndrojnë afër. Cila është arsyeja që disa prej institucioneve nëpër Kosovë e Shqipëri i japin hapësirë dhe mundësi promovuese?

Cila është arsyeja e vërtetë që disa mediume në Kosovë e Shqipëri i kanë dhënë mundësi që përmes tyre ta përçojnë injorancën e këtij njeriu? Dorën në zemër, për mundësinë dhe hapësirën në mediat serbe, dhe jo shqiptare nuk jam çuditur asnjëherë, jo pse kam dyshuar për ndonjë “mision sekret” të këtij njeriu, por është e kuptueshme që atyre nuk iu pengon nëse shqiptarët i udhëheq një person si ai.

Në aspektin personal, apo privat, është e vërtet se nuk më takon të flas, e ta vlerësoj Shqiprim Arifin, pasi nuk e kam takuar më shumë se 3-4 herë, por e di se prej këtyre takimeve 1 herë e kam takuar pasi është bërë kryetarë i komunës,e herët tjera krejt në fillim para zgjedhjeve. Për këtë arsye, në jetën private, ai mund edhe të jetë burrë, prind, shok, fqinjë e ku e di unë çka, shumë i mirë, por në politikë, atë që e kemi parë të gjithë, ai është sipas mendimit tim “një fatkeqësi që i ka ndodhë Preshevës”.

Së fundi, në mediat në Kosovë po e shohim më shpesh kryetarin Arifi, por ajo çka dallon prej paraqitjeve të tij në fillim, kur e promovonte veten, tash po përballet me një kundërshti të fuqishëm të analistëve kundrejt mënyrës së tij, jo vetëm të qeverisjes me komunën e Preshevës, por edhe me mënyrën se si ai i trajton ose i konsideron kundërshtarët e tij politik, dhe mënyra se si sillet me bashkëbiseduesit e shumë dukuri tjera vijuese.

Një debakël të tillë përballë analistëve, Arifi e kishte edhe mbrëmë në “TV Dukagjini”, kur në mënyrën më të pa dinjitetshme të mundshme, ai e paraqiti qytetin e Preshevës. Arifi nuk ngurroi që me terminologjinë e “çunave problematik të lagjes” t’i referohet kundërshtarëve politik duke i quajtur ata herë “BUDALLE, e herë KUKULLA”, e çka jo tjetër, më ç’rast edhe e mori trajtimin e merituar nga panelistët, të cilët filluan të mos e marrin me seriozitet të ftuarin e tyre nga Presheva, ku po bënin hajgare konstant me të. Ajo çfarë është për tu çuditur më së shumti të mediat në Kosovë, nuk është ajo se si ata po sillen së fundmi me Shqiprim Arifin, por fakti se përse e kanë trajtuar si politikan të mirëfilltë deri më sot, pasi Shqiprim Arifi nuk është politikan, por i pa edukatë, megaloman dhe injorant i formës së vet. p.s.

Personalishtë, mendoj që Sami Salihu është momentalishtë ai lideri i ri, gjenerata e re e politikës në Preshevë, i cili buron nga populli i Preshevës, është me këmbë në tokë dhe politikishtë i urtë. E kuptoj që në politikë jo gjithmonë bashkëpunon sipas vullnetit personal, por mendoj që z. Salihu nuk guxon të tregohet aq i dëgjueshëm karshi partnerit të tijë të koalicionit dhe të heshtë kur ai e vartësit e tijë gabojnë, gabojnë aq rëndë sa që heshtja përballë gabimeve është e pa kuptueshme tek ata që presin më shumë nga Sami Salihu.

SHPËRNDAJE