Résultat de recherche d'images pour "ragmi mustafa shqiprim arifi"Kur lexon reagimet, akuzat dhe kritikat mes liderëve ne Luginen e Preshevës me nje gjuhe te ashper, fyese dhe fjalor banale, duket sikur e kane nisur “luften” apo fushaten parazgjdhore shume heret?! Alternativa për Ndryshim përmes një kumtese ka akuzuar PVD-në për politikën lokale që po bënë në Luginë e Preshevës, raporton agjeencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Deri dje hangshin e pijshin bashkë (me një lug) sot shahen e shikohen si ujku e dhija?!. APN ashpërson gjuhën ndaj PVD-së dhe PDSH-së (Ardites, Shaipit dhe Ragmijës) sikur edhe PVD e PDSH ndaj APN-së. Ata njeri-tjetrin akuzojne për shpifje, dreqi si merr vesh

“Që nga humbja e pushtetit si dhe fillimi i fushatës elektorale të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit 2018, Partia për Veprim Demokratik me kryetar Shaip Kamberin ka iniciuar fushata politike të bazuara në kauza shpifëse, anticivilizuese dhe mbi të gjitha përçarëse dhe antidemokratike”, thuhet mes tjerash në kumtesën e APN-së.

Në bazë të kumtesës shihet se është ashpërsuar gjuha ndaj partive opozitare dhe udhëheqësit të ri të PVD-së, Shaip Kamberi i cili po qeverisë më komunën e Bujanocit.

Kjo është kumtesa e plotë e APN-së:

Résultat de recherche d'images pour "ragmi mustafa shqiprim arifi"Alternativa për Ndryshim ka shqyrtuar situatën politike në Komunën e Preshevës duke konstatuar se sulmet gjithnjë më agresive verbale si dhe në disa raste fizike nga funksionarët e PVD-së kanë sjellur një ambient të vrazhdë politik në Luginën e Preshevës. Që nga humbja e pushtetit si dhe fillimi i fushatës elektorale të zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit 2018, Partia për Veprim Demokratik me kryetar Shaip Kamberin ka inicuar fushata politike të bazuara në kauza shpifëse, anticivilizuese dhe mbi të gjitha përçarëse dhe antidemokratike. Vërehet qartë një mëri e pajustifikueshme në seancat e Kuvendit komunal në Preshevë me qëllim destabilizimi politik si dhe përçarje e skajshme për interesa të ulëta sunduese në komunën tonë.

Lideret shqiptare ne Presheve dhe Bujanoc s’kane problem me Beogradin as me serbet, por mes veti. Po hahen si qentë mes veti!.. 

Veprimeve të tilla i bashkangjitet edhe peticioni për shkarkimin e drejtorit të vetëm shqiptar në Serbi, e cila vlerësohet si një farsë e paparë mashtruese politike e dekadave të fundit në Luginën e Preshevës. Intersimi i vogël i qytetarëve të Komunës së Preshevës për këtë akt politik nuk pengoi PVD-në që të manipuloj me qytetarët duke shënuar pa dëshirën e tyre si dhe duke falsifikuar nënshkrimet e tyre. Ky është niveli politik me të cilën PVD është duke bërë opozitën në Komunën e Preshevës duke shkelur dhe nëpërkëmbur vullnetin politik të qytetarëve, ndërkaq aktivitetet tjera “opozitare” sinkronizohen me PDSH-në dhe dirigjohen drejtëpërdrejt nga Ragmi Mustafa i cili është akuzuar një dekadë për përvoja korruptive në Komunën tonë. Krijesat komplotiste provinciale që synojn pushtetin mbi koston e përçarjes së skajshme të shqiptarëve kanë faktizuar në dekadat e fundit se kanë për synim interesat ekonomike të një rrethi të ngushtë feudalësh duke hapur mjete dhe insinuata të tjera propagandistike mbi vlerat njerëzore dhe kundër zhvillimeve progresive dhe pozitive në vendin tonë. Ne mund të kemi këndvështrime, qëndrime dhe interpretime të ndryshme politike por nuk mund të harrohet dot se të pangopurit dhe paeturit për pushtet janë plagët e kësaj shoqërie. Ftojm të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës, simpatizantët dhe anëtarët e Alternativës për Ndryshim mos të bien preh e inskenimeve propagandistike të konstruktuar enkas për perçarje dhe sundim në Komunën tonë! / Këshilli për Informim i APN-së.

Ardita Sinani: Komuna e Preshevës po funksionon me metoda të shërbimeve famkeqe serbe!

Ish kryetarja e Komunës së Preshevës, profesoresha Ardita Sinani përveq që është pjesë e jetës publikë, është edhe grua, nënë, vajzë, nuse e dikuj, ku sigurishtë ka jetën e saj private e të përditshme.

Derisa  në seancën e sotme ka folur për gjendjen në shtëpinë e shëndetit, ku ka shpërnda disa kritika, kryetari i këtij institucioni, Driton Salihu ka keqpërdorur kamerat e sigurisë të këtij institucioni, për të shantazhuar Sinanin.

Sadriu: Armend Aliu me shkollim të mesëm ka marrë pagë mujore prej 150 mijë dinarëve?!

Nëpërmjet një konference për media, zëvendëskryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë, Ilir Sadriu, ka komentuar raportin e auditorit shtetëror, në të cilin janë evidentuar një sërë keqëpërdorimesh të buxhetit komunal të Preshevës gjatë vitit 2016-të. Sadriu, si rast më flagërant të keqpërdorimit të parasë publike ka potencuar se, emërimin e Armend Aliut për koordinator të jashtëm i Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, ku ka marrë pagë prej 150 mijë dinarëve, edhepse ka qenë me shkollim të mesëm.

“Në bazë të raportit të Revizionit dyshohet se Personi i cili u angazhua në emër të zyrës për zhvillim ekonomik lokal si kordinator, Armend Aliu me shkollim të mesëm nga pjesa e dytë e vitit 2016 deri në fund të vitit 2016, nga buxheti i Komunës së Preshevës ka marrë pagë mujore rreth 150 mijë dinarë, duke përfshi këtu edhe të ardhurat të cilat i ka marrë edhe si këshilltar i Kuvendit Komunal në vlerë prej 15.000 dinarë, ku në total i bie që kordinatori i “famshëm” i zyrës për zhvillim ekonomik lokal ka siguruar të ardhura sa gjashtë rroga të personave me shkollim të mesëm të cilët punojnë në administratë komunale .

Lidhur me këtë Partia Demokratike Shqiptare i ka bërë kërkesë me shkrim administratës komunale, por edhe sot kërkojmë që ta publikojnë shumën prej 2 milionë e 285 mijë dinarë të paguara për kontratat e kundërligjshme” – ka deklaruar Ilir Sadriu, zëvendëskryetar i PDSH-së.

“Çështje tjetër me rendësi në këtë raport janë edhe të ardhurat personale për personelin e ndryshimit, ku me kontrata në Vepër dhe kontrata të përkohshme dhe të kohëpaskohshme në kuadër të kabinetit të kryetarit të komunës, në fondin për punë komunale banesore dhe ndërtimore, në kuadër të zyrës për zhvillim ekonomik kanë shpenzuar për rroga 2 milion e 285 mijë dinarë” – ka shtuar Sadriu.

SHPËRNDAJE