shpetttiShkruan: Mr.Shpetim Memishi

Lugina e Preshevës tashmë i ka përfunduar zgjedhjet e fundit komunale, dhe janë duke u përgaditur investimet e premtuara gjat fushatës zgjedhore. Në luginë kishim një fushatë të egër dhe konkurente për të zgjedhur njeriun e duhur të kësaj komune. Dhe ajo tashmë është bërë dhe Presheva gëzon një kryetar të ri me një koalicion po ashtu të vjetër por me një antarësi të ri.

Presheva dhe preshevarët tashmë janë me shpresat e tyre se ky koalicion dhe me plan programet e prezentuara, do të kenë mundësi më të mira dhe po ashtu do të ket një zhvillim në aspektin Ekonomik dhe shëndetësor e bujqësor. Qytetarët kanë vetëm një dëshirë, dhe ajo është që sa më shpejt t’ju mundësohet realizimi i ëndërrave të tyre, që të ken një punë dhe po ashtu produktet e tyre të ken një pikë ku do të munden të i shesin ato dhe t’ju garantohet se produkti i tyre është i sigurt në vendin e shitjes dhe në përfitimin e sajë.

Por kjo njëhër nuk është duke ndodhur nga se mbas çdo fushate ne do të duhemi të merremi me personat që kanë qen në menaxhimin e komunës sonë, dhe me ato çka ata nuk kan bërë ne ( koalicioni ) do të njoftojmë popullin tonë se ata këtë e kanë bërë e këtë nuk e kanë bërë. Ndërsa qytetarët tanë po vazhdojnë prap me të njejtën situatë dhe me ballafaqimin e të njejtës situatë ashtu siq ka qenë para tre apo katër muaj. Populli jonë nuk ka shpresë dhe nuk ka kohë të humbet më shumë se sa kemi humbur deri më tani, por ata kërkojnë që të fillojmë sot, se e djeshmja ka qen shum vonë për fillimin e ndryshimeve të premtuara.

Si të vazhdojmë në zhvillimin e ekonomisë së vendlidjes sonë, nga plan programet e fushatës do të duhet të kemi sinjalet e para të donatorëve se janë duke u interesuar për investimet e tyre, dhe të kemi takime me qytetarët rreth plan programeve të tyre. Konsultimet me menaxherët e rinjë komunale dhe me qytetarët se cilat janë kërkesat e tyre, dhe cilat janë prodhimet dhe produktet që kjo pjesë ka më së shumti nevojë të prodhojë dhe si të bëhet transporti i produkteve në vendet fqinjë e më gjërë. Çfar të prodhojnë më shumë bujqit e Preshevës dhe qka do t’ju sigurohet se nësë do të kemi ndonjë tragjedi natyrore për produktet e tyre. Cilat janë beneficionet që iu garanton komuna e Preshevës, dhe sa janë sunvencionet e komunës ndaj tyre.

Presheva pret një ndryshim shumë të madhë në aspektin e zhvillimit ekonomik nga se edhe ajo nvaret shumë nga ky aspekt, nga dhe këtu do të fillojnë edhe ndërtimet e mardhënjëve shum më të mira qytetar – komun e Preshevës. Po ashtu edhe komuna jonë do të ket mundësi të bëjë renovimin e shkollëve tona që janë për mjerim, renovimet e palestrave sportive të shkollave etj. Komuna do të ket mundësi po ashtu të bëjë një investim në rinin tonë me një rregullim të fushës për tenis, një parku të planifikuar dhe organizuar shumë mirë, për menaxhimin e mbeturinave dhe riciklimin e tyre nga fabrika e premtuar në fushatë. Do të kemi rrug më të mirë dhe po ashtu një zgjidhje sa më të letë për vozitësit në Preshevë e po ashtu ajo qka është më e rëndësishmja siguria e qytetarëve sa më e madhe. Në bazë të këtyre edhe do të ket një numër të punësimit të punëtorëve dhe po ashtu edhe një kontribut edhe për kompanitë private në këtë pjesë. Investimi do të duhej të bëhet edhe në sektorin e ndërtimit që të mos lejohej monopolizmi i kompanive private të kësaj pjese dhe një siguri edhe më e madhe për banoret tanë se ku do të jetojnë dhe çfar ndërtime janë duke u bërë.

SHPËRNDAJE