Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit tek Atletico Madrid.

 

Reprezentuesi i Urugait e pranon së dëshiron të luajë me yllin e madrilenëve, Antoine Griezmann, transmeton KosovaPress.

 

“Unë do të doja të luaj një ditë me Antoine Griezmann”, tha Cavani. Megjithatë, ai insiston se për momentin nuk është duke e menduar largimin nga kampionët e Francës.

 

“Unë jam i sigurt për një gjë, do të jap më të mirën për këtë fanellë deri në ditën time të fundit këtu”, theksoi Cavani.

 

SHPËRNDAJE