Bota e futbollit mbështet kanditaurën e Casilasit për Topin e Artë, dhe shumica janë në një mendje se koha për këtë kurorzim është e përkryer për Ikerin. Që nga Yashin në vitin 1963, nuk ka ndonjë portier që ka fituar këtë epitet.

 

 

 

Iker Casillasa kandidat potencial për Topin e Artë

 

 

 

Fatlum HETEMI

redaktor i sportit

 

Shumë nga figuarat me të mdhenj të sferës sportive dhe nga sferat tjera ndanë mendime të ngjajshme sa i përket fitimit të Topit të Artë.

 

De Gea ka qenë gjithmonë një tifoz i Ikerit dhe pas mbërritjes ne kampin e qëndrimit të kombëtarës spanjolle De Gea  thotë disa fjalë të mira për Casilasin: “ Ky është portieri më i mirë në botë, ka qenë prej kohësh në nivelin më të lartë dhe është kapiteni i Madridit dhe kombëtarës spanjolle. Ka fituar tre tituj ndërkombëtarë në katër vitet e fundit, ka qenë prej kohesh në mesin e elitiës. Është koha për t’u dhënë një Top të Artë  një lojtarit si Iker, sepse e meriton” tha De Gea portieri i Manchaster United

Reina mendon se këtë çmim meriton njëri nga shokët e vet te kombëtarja spanjolle, edhe pse sheh në arenën sportive një fenomen si Messi  dhe mendon se është e vështirë të besohet se mundet të fitoj dikush tjetër,por  gjithsesi dëshira e  Reinës është të fitoj Ikeri ose Xavi e Iniesta.

Del Bosque është më i përmbajtur dhe shpreson që këtë çmim ta fitoj njëri nga lojtarët e kombëtarës spanjolle. Ai mendon se duhet rrespektoj përpjekjet e të gjithë lojtarëve te Spanjes dhe cili do qoftë ai, Del Bosque do jetë i kënaqur.

Toni Grande mendon se është  koha të fitoj një lojtar spanjoll, shprehet se Ikeri dhe Xavi kanë më pak kohë për të fituar këtë çmim në të ardhmen , dhe për këtë mendon se këta dy lojtarë kanë përparsi kundrejt Inestës , i cili është më i ri dhe mund të zgjidhet ndonjë herë tjetër.

Në një sondazh të As.com, “Kush do të fiton Topin e Artë”?, Casilas kryesonte me 178 000 vota të numëruara, portieri mbledh 52%, i ndjekur nga Messi me (21%), Iniesta (15%), Ronaldo(12%), Pirlo(1%). Gjithashtu Casilas u zgjodh si më i miri i kampionatit nga “The Sun” në njëmbëdhjetën ideale, shtatë janë spanjoll: Iker, Torres, Pique, Fabregas, Ramos, Alonso,Jordi Alba.

 

Çfardo që të ndodhë, çmimi i më të mirit duhet ti takoj njërit nga lojtarëve të Spanjës, Casilas apo Xavi do ishte e përkryer.

SHPËRNDAJE