Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se tashmë e ka skuadrën e kompletuar dhe të gatshme për kualifikimet e Kupës së Botës

Albert Bunjaki ka thënë se me ardhjen e Besart Berishës, Atdhe Nuhiut e Donis Avdijajt është kompletuar skuadra e tij prej 33 lojtarëve.

Ai insiston se nuk e ka mbyllur derën për asnjë futbollist, por thotë se ka një skuadër të re dhe këtyre lojtarëve duhet dhënë mundësi, në mënyrë që të kuptojnë më mirë njëri tjetrin.
Ky është një lajm shumë i mirë për lojtarët, të cilët tashmë do të kenë më shumë mundësi që të luajnë dhe të tregojnë aftësitë e tyre.Express

“Nëse përfshimë edhe Donisin, Besartin dhe Atdheun, atëherë ne kemi 33 lojtarë në Kombëtaren e Kosovës, ku 51 për qind e tyre janë të rinj. Dera e Kombëtares është e hapur ehe për lojtarë të rinj, por tashmë është momenti që këta lojtarë të njihen më mirë me njëri tjetrin dhe t’u jepet mundësi për të luajtur”, ka thënë Bunaki për Gazeta Express

SHPËRNDAJE