Shtatë vjeçarja nga Siria, Bana Alabed e cila tashmë e njohur botërisht për raportimin e saj nga Aleppo në Twitter, i ka shkruar një letër presidentit të ri amerikan, Donald Trump.

“Ti duhet të bësh diçka për fëmijët nga Siria, sepse ata njesoj si fëmijët e tu dhe meritojnë paqe ”, ka shkruar vogelushja.

Bana është evakuar nga Alepoo bashkë me familjen e saj në muajin dhjetor, bashkë edhe me mijëra persona të tjerë dhe aktualisht është duke jetuar në Turqi.

Nëna e saj, Fatmah ka thënë se vajza e saj e ka shkruar letrën pak ditë para se Trump të inaugurohej si president i SHBA-së, pasi ajo e kishte parë atë shumë herë në televizion.

Më poshtë është letra e saj e plotë:

I dashuri Donald Trump.

Emri im është Bana Alabed dhe jam një shtatë-vjeçare nga Alepo.

Kam jetuar në Siri gjithë jetën time para se të largohesha në muajin dhjetor të vitit të kaluar, jam pjesë e fëmijëve të Sirisë që kanë përjetuar luftën atje.

Por tani, jam duke përjetuar paqen në shtëpinë time të re në Turqi. Në Aleppo isha në shkollë por ajo u shkatërrua, për shkak të bombardimeve.

Disa nga shokët e mi vdiqën.

Unë jam shumë e mërzitur për ta dhe do të doja që ata të ishin me mua, sepse tani do të luanim bashkë. Në Aleppo nuk mund të luaja, sepse ishte qyteti i vdekjes.

Në Turqi,  mund të luajë dhe të kënaqem. Mund të shkoj edhe në shkollë, edhe pse këtë se kam bërë akoma. Prandaj, paqja është shumë e rëndësishme për të gjithë, përfshirë edhe juve.

Megjithatë, miliona fëmijë siriane nuk janë si unë dhe akoma janë duke vuajtur në shumë pjesë të Sirisë, ata po vuajnë për shkak të të rriturve.

E di se ti do të jesh presidenti i ri i Amerikës prandaj të lutem të shpëtosh fëmijët dhe njerëzit e Sirisë. Ti duhet të bësh diçka për fëmijët në Siri, sepse ata meritojnë paqe.

Nëse më premton se do të bësh diçka për fëmijët në Siri, jam tashmë mikja jote e re.

SHPËRNDAJE