kishhGazetari i agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” nga Bujanoca. Autoritetet lokale te Bujanocës  jane optimist, siq e thone ata se “Bujanoca e cliruar nga Skenderbeu do të emëroj  sheshin e qytetit me emrin e heroit tonë kombëtar”

 

 

Bujnaoc, 3 tetor -Edhe pse Këshilli për marrëdhënie ndëretnike në Kuvendin e komunës së Bujanocit ka pranuar ndryshimin e emërimit të Sheshit Karagjorgje Petroviq në Sheshin Skënderbeu ende asgje nuk eshte definitive, njofton gazetari i agjencise se lajmeve “Presheva Jone” nga Bujanoci.

 

Nënkryetari i Komunës së Bujanocit Stojança Arsiq ka thënë se historia e riemërimit të tregut qendror të qytetit nuk ka përfunduar dhe se lëvizje në Ministrinë e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale

Sipas  Arsiq vendimi është kontestues pasi që ai është bërë pa pëlqimin e palës serbe, due ahrruar se ai jeton ne nje “shtet demokratik” ku duhet rrespektuart vota e shumicës.

Stojança Arsiq thote se “në Bujanoc tashmë jane riemëruar 19 rrugë në të cilën kryesisht ose ekskluzivisht te banuara nga shqiptarët” Këto rrugë supas tij janë dhënë emrat e shkrimtarëve shqiptarë dhe figurave publike. Ne mungesë të konsensusit, sheshi qendror i qytetit ende mban emrin e Karagjorgje Petroviç, ka thënë Arsic.

Arsic rikujtoi se në takimin më 30 qershor, 22 anëtarë nga komuniteti shqiptar, qeveria dhe opozita, votuan në favor të ndryshimit të emrit të tregut, ndërsa 14 pjesëtarët e komunitetit serb ishte kundër tij.

Ndryshe, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i ka thënë agejncise s elajemeve “Presheva jomnë” se “per emerimin e sheshit ne Bujnaoc nuk vetet Arsiq por shumica e keshilltareve  dhe nuk e besoj se ekziton ndonjë arsye as ligjore e as logjike që ministri i administratës publike të refuzojë dhënien e pëlqimit të vendimit të kuvendit komunal për ndryshimin e emërtimit të sheshit kryesorë nga ia “Katraxhorxhe Petroviq” në atë “Skenderbeu”

Kurse pë rkryetarin e KKH-së Jonuz Musliu “mos prnaia e emrit te sheshit Skendrebu ne Bujnaoc tregon se Beogrdai dhe serbia nuk jan evetem kunder shiptareve por edhe kunder Evropes , kur dihet se sot ka shume rrgue e buste te Skednerebut ne metropolet evripaine nga Gjeneva e deri ne Amerikë.. Ne presim qe nje shehs ap nje bust te ngritet edhe ne Nish, sespe Skenderebu para 500 vjetev jo vetme se kihste klauar por ka cliruar qytet shqiptare sot ne Serbi nga Presheva deri ne Nish.. ”

 

Do perkujtuar se  Këshilltarë e kuvendit komunal të Bujanocit ishin prnoncura  pro Skenfrenût ne Bujanoc  më 30 qershor me 22 vota për e 14 kundër, gjatë votimit këshilltarët serb kundër. Vendimi ju eshte dërguar për miratim në Ministrinë përkatëse në Beograd, por as pas 4-5 muajsh endeska pergjigje te prere.

SHPËRNDAJE