EKSKLUZIVE FOTO: Presidenti shqiptar Bujanr Nishani me 7 mars 2017 ne Bujanoc dhe Presheve shqiptaret e kesaj Krahine e presin me buke, krip e zemër: Mire se na vjen President ! 

 

Preshevë, 3 mars -Me ftesë të kryetarit Kamberi, presidenti shqiptar Bujar Nishani me 7 mars do t’a vizitoj Krahinene Preshvës. Në një prononcim ekskluziv për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” nga kabineti i presidentit shqiptar, ka konfirmuar vizitën  presidentit Nishani, që do t’ia bëjë te marten e ardhshme Bujanocit dhe Presheves.

Lugina e Preshevës dhe Bujanoca, treva të banuara nga shqiptarë në Serbi, kanë nisur pregatitjet për pritjen e Presidentit Bujar Nishani, më 7 mars. Anë rrugëve në Bujanoc, shihen flamujt kuqezi dhe banderola që i urojnë mirëseardhjen kreut të shtetit shqiptar.

 

Presidenti Nishani në 7 mars viziton Luginën e Preshevës. Presheva dhe  Bujanoca gati ta presin presidentin shqiptar. Lideret: Nishani në mesin tonë-vizitë e shekullit!

Kete vizite të të parit te shtetit shqiptare e kane mirëpritur edhe lideret e Lugines se Preshevës, te cilet e cilesojne si nje vizite historike.

Vizitën e Presidenit shqiptar në Luginë e kanë përshëndetur Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, i cili i ka dërguar edhe ftesën; Jonuz Musliu, nenkryetar i Kuvendit dhe kryetar i KKSH-së si dhe Florim Sahiti dhe Leme Xhema, përfaqësues të shqiptarëve nga Medvegja si dhe diaspora shqiptare në Luginën e Preshevës në Zvicër dhe vendet e tjera perëndimore.

 

Ne Luginën e Presheves kanë nisur pergatitjet për pritjen e presidenit shqiptar. Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi ka deklaruar për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se “gjithecka eshte gati per ta pritur presidentin Bujar Nishanin, ashtu siq e ka adet shqiptari buke, kryp e zemër,  vizitë kjo e shekullit te cilën, ne shqiptaret e kemi pritur  qe plotë 70 vjet…”

Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ka mësuar se deri tash flamujt shqiptare jane siguruar sikur edhe tepihi i kuq prej 100 metrash bashke me rreth 100 ftesa per mysafiret nga Lugina dhe jashtë.

Musliu ka thënë per agjencine ealjemeve “Presheva jonë” se  “vizita historike e Presidentit të Shqipërisë, Bujanocit dhe Preshevës ka rëndësi të madhe për shqiptarët që jetojnë në këto komuna për shkak se tregon se Republika e Shqipërisë interesohet per ne dhe per t’ju treguar botës se ne  nuk jami të vetëm.”

“Sipas agjendës së vizitës, Presidenti Bujar Nishani Bujanoc do të vijë në mesditë më 7 mars, pas të cilit do të ketë një takim të përbashkët me udhëheqësit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Ne do të diskutojmë të gjitha problemet që kanë shqiptarët që jetojnë këtu..” ka deklaruar sot Jonuz Musliu , kryetar i KKSH-së dhe i Kuvendit të Bujanocit.

 

Ja agjenda e vizitës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh. T. z. Bujar Nishani ne Bujanoc dhe Preshevë më 7 Mars 2017

 

-Ora  12:00 – 13:00: Arritja e Presidentit në Komunën e Bujanocit Takim me kryetarin e Komunës, Shaip Kamberi dhe kryetarin e Këshillit Nacional, Jonuz Musliu Takim me përfaqësuesit e Komunës së Medvegjës Takim me përfaqësuesit institucional dhe politik (zyra e kryetarit të komunës së Bujanocit)

-Ora 13:00 -13:30: Vizitë Shkollës fillore „Muharem Kadriu“ (shkolla e re), Tërnoc

-Ora 13:30 -15:00: Program kulturor me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Restorant „Breta“, Bujanoc

-Ora 15:00: Nisja e Presidentit për në Preshevë..

SHPËRNDAJE