Kompania e tekstilit “Yumco” nga Vranja, sot ka hapur një department në Bujanoc me 26 punëtore. Shqiptaret në Bujanoc mazhorancë, në punesim minoritet. Fabrika e tekstilit Yumco puneson 26 femra, vetëm tri shqiptare, shkruan agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë”

 

U dhane mbi 10 milionë dinarëve (84 mijë euro) kompania e njohur “Yumco” ka hapur një minisfabrike të saj në Bujanoc. Bëhet fjalë, për departamentin i cili do te prodhoj, pergatis uniformave të Ushtrisë dhe Policisë serbe.

Në përurimin e degës së Yumco-s në Bujanoc, morri pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë, Dragan Stevanoviq, kryeshefi i rrethit të Pçinjës, Sreçko Pejkoviq, deputeti popullor nga PPS (SNS), Nenad Mitroviq, dhe të tjerë.

Në hapje të këtij departamenti i cili kryesisht do të merret me konstruim dhe qepje të uniformave të Ushtrisë dhe Policisë, ministri Aleksandar Vulin, theksoi se, do të vazhdohet me zhvillim e kësaj kompanie. Gjithashtu, Vulin theksoi se 26 femrat e punësuara, janë pranuar në punë sipas përkatësisë nacioanle në Bujanoc.

Megjithate, në departemntin e përuruar sot me 26 punëtore, janë vetëm 3 shqiptare, gjë që bie ndesh me dekleratën e ministrit të mbrojtjes.

Vlen të theksohet se kjo kompani në Bujanoc, pritet ti punësoj edhe 28 femra të tjera, të cilat tashmë vetëm se kanë përfunduar praktikën në Vranjë. 

SHPËRNDAJE