Ne pranine e shume dasamirve te kultures dhe librit shqip si personalitetet nga pushteti lokal, dje në Bujanoc me rastin e perkujtimit te 550 vjetorit te Skenderbeut eshte bere promovimi librit “Bujanoci Ad Maiora” të autorit Mr. Xhahit Ramadani, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Libri i Mr. Xhahit Ramadani “Bujanoci Ad Maiora”  një “vepër enciklopedike”

Mbi librin e ri te Mr. Xhahit Ramadani morne pjese dhe folen mysafire nga Kosova, Shqiperia e Maqedoni penda këto te njhura te letrave shqipe: Si Jonuz Fetahaj, akademik Nexhat Daci etj.. Libri i z.Ramadni eshte vleresuar larte dhe u përshëndet edhe nga kryetari i KKSH-së Ragmi Mustafa.

Libri i posabotuar “Bujanoci Ad Maiora” i z. Ramadani eshte vlerësuar lart nga recenzentët si një “vepër enciklopedike” apo i faktuar nga “lënda arkivore”.

Libri është redaktuar nga Jonuz Fetahaj, ndërsa recentë janë Prof. Dr. Islam Krasniqi dhe Prof. Dr. Jusuf Osmani.

“BUJANOCI AD MAIORA” është titulli i librit historik me fotografi, shkrime, kujtime, ngjarje dhe tregime të ndryshme nga autori Mr Xhahit Ramadani  i cili përmes fakteve nga historian të njohur si dhe nga Arkivat të ndryshme paraqet dëshmi për jetën e të parëve tanë, që nga vitet e largëta para 500 viteve.

Libri përbëhet nga shtatë pjesë me rreth 1000 faqe ku në të janë paraqitur edhe vedbanimet e banuara dikur me shqiptarë të cilat janë të publikuara me fotografi apo dëshmi nga Arkivat Osmane dhe serbe qe sot atop fshatar apo qytet nuk ezistojne për shkak spsatrimeve etnike serbe.

Në promovim përveç që u fol për rolin dhe rëndësinë e librit, gjithashtu u prezentua edhe fotografi të Bujanocit ndër shekuj.L’image contient peut-être : 9 personnes, dont Ragmi Mustafa

SHPËRNDAJE