behllddBujanoc, 21 nëntor – Biznesmeni i njohur shqiptar në komunën e Bujanocit, Nexhat Behluli, në një deklaratë dhënë për të hënën për “Presheva jonë”, sqaron për rrëfimin e hidhur të “BALLKAN BRICK”. “Ashtu sikur që është i njoftuar opinioni se unë Nexhat Behluli në dhjetor të vitit 2004, e kam blerë në Ankand Publik Fabrikën e materialit ndërtimor në qytetin e Vlladiçki Hanit “BALLKAN BRICK” para asaj kohe Firma jonë private këtë Fabrikë të materialit ndërtimor e ka menaxhuar dhe udhëhequr plot 11 vite”, sqaron Behluli dhe shton: “Më 24 dhjetor të vitit 2004, gjatë Aksionit të shitjes unë si pjesëmarrës e kam dhënë ofertën financiare më të volitshme, dhe programi ynë zhvillimor ka qenë më i favorshmi, gjë të cilën e ka pranuar komisioni profesional dhe mua më ka shpallur si blerës”.

 

behllNë momentin e privatizimit, bën të ditur Behluli, kjo fabrikë i ka pasur 281 punëtorë të punësuar. “Blerjen e kësaj Fabrike pushteti i atëhershëm i Vlladiçin Hanit e ka kundërshtuar fuqishëm, duke e penguar hyrjen time në fabrikë, dhe ka ftuar edhe protesta të qytetarëve para fabrikës duke bllokuar edhe Korridorin 10 Nish-Shkup”, përkujton Behluli, duke ia bërë të njohur opinionit se “në atë kohë pushtetin e kësaj komune e udhëheqshin Radikalët e Sheshelit të cilëve përkatësia ime nacionale i pengonte, për shkak pjesëmarrjes sime në UÇPMB, duke, më quajtur edhe terrorist. Qeverinë Republikane serbe në atë kohë e udhëhiqte nacionalisti serb, kryeministri Vojisllav Koshtunica”.

 

Më tej Behluli sqaroi: “Qeveria serbe vetëm tri ditë pas blerjes së kësaj fabrike nga ana ime e anuloi dhe e shpalli si të pavlefshme vetëm se blerësi ishte i përkatësisë nacionale shqiptare. Ndërkohë këtë fabrikë Agjensioni Republikan për privatizim fabrikën Ballkan Brick ia dhuroi një serbi nga Piroti, i cili e mbylli fabrikën për 6 muaj dhe se 281 punëtorë shkuan në shtëpi”. “Unë Nexhat Behluli prej atëherë deri më tani kam ndjekur rrugën ligjore përmes Gjykatës supreme të Serbisë dhe i kam 3 aktgjykime në favor timin për kthimin e fabrikës”, sqaroi Behluli. Po ashtu, shtoi më tej Behluli “e kam edhe rekomandimin e Gjykatës Ndërkombëtare në Strazburg, e cila më jep të drejtën se fabrika është imja”. “Po ashtu, vitin e kaluar e kam pranuar edhe vendimin e gjykatës kushtetuese në favor timin”. “Pasi që ndërkohë kjo fabrikë është shkatërruar tërësisht, ekipi im mbrojtës ka iniciuar përmes Entit Republikan për vlerësimin e dëmeve dhe llogaritjen e humbjes së profitit dhe se procesi gjyqësor ende është duke vazhduar”, shpjegoi Behluli, suke shtuar: “Ky proces po vonohet shumë, por në fund jam i sigurt se drejtësia do të ngadhënjejë dhe se lëndën do ta fitoj, aq më parë kur në këtë kontekst janë të angazhuar edhe Gjykatat Ndërkombëtare”. “Unë normal se nuk do të zmbrapsem”, theksoi bindshëm Behluli, duke përfunduar deklaratën e tij se “rastin do ta dërgoj deri në epilogun përfundimtar të favorshëm për mua dhe firmën time private”. Metali Krasniqi

beheleeddd

SHPËRNDAJE